• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestuesit: Do sulmojmë Komisariatin. Veliaj: Këta s’duan njerëzit, e jo më pemët

by Java News
06/03/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora15:30 Protestuesit që ndodhen pranë komisariatit nr1 kanë bllokuar rrugën aty pranë dhe thonë se nuk do të lëvizin prej aty derisa bashkëprotestuesit e tjerë të lirohen nga ambientet e policisë. Protestuesit thonë që kryetari i Bashkisë Veliaj ka thyer ligjin.

Ora15:00 Protesta për Parkun e Liqenit është zhvendosur pranë komisariatit nr 1, ku pas incidenteve të ndodhura, policia ka shoqëruar një numër protestuesish.

Protestuesit e shoqërisë civile kanë thënë se do të sulmojnë komisariatin, për të liruar të shoqëruarit, ndërkohë që mësohet se një numër i tyre, është shoqëruar gjithashtu brenda në komisariat.

14:30  Njoftimi policisë

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht se si pasojë e përplasjes së aktivistëve me policinë bashkiake  që ruante zonën ku do parashikohet të ndërtohet këndi i lojërave kanë humbur ndjenjat efektivi i policisë bashkiake Dritan Hardhia, 35 vjeç  dhe një qytetar I.M, vjeç 31, të cilët janë dërguar për mjekim në QSUT.

Efektivët e komisariatit numër 1 në Tiranë kanë shoqëruar një student 20-vjeçar nga Kosova, Aranit Beqiri, pasi dyshohet se i ka rënë me grusht policit bashkiak. Gjithashtu sipas policisë, është shoqëruar edhe një nga aktivistët, Zirkon Disha.

……

Pjesëmarrësit në protestën e sotme në parkun e liqenit janë drejtuar nga Komisariati 1 i policisë, me synimin për të liruar të arrestuarit nga policia. Protestuesit e Shoqërisë Civile ngritën çadra në park, për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi, por situata u përshkallëzua deri në përleshje me policinë. Disa protesues u shoqëruan në komisariat, ndër ta edhe Zirkon Disha.

Protesuesit e tjerë kanë premtuar se do t’i lirojnë me çdo kusht të shoqëruerit, qoftë edhe duke përdorur dhunë.

“Do lirojmë aktivistët tek Komisariati numer 1. Do sulmojmë Komisariatin nëse nuk lirohen njerëzit tanë”, u shpreh nje prej aktivistëve për News 24.

protesta liqeni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj bëri të ditur se polici bashkiak i lënduar nga protesta quhet Dritan Hardhia. Ai e vizitoi në spital policin bashkiak dhe më pas u prononcua për shtypin duke u shprehur se me aktin e sotëm, kauza e Shoqërisë Civile ka rënë. Sipas Veliaj, dhuna e dëshmuar sot nga Shoqëria Civile ishte një turp dhe legjitimon projektin për ndërtimin e këndit të lojërave.

ME SE PEMET

“Dritan Hardhia jo vetëm një polic bashkiak, është një aktivist i mirëfilltë, ai drejton shoqatën e atyre që përdorin biçikletat, del pedalon, është një njeri që e do qytetin dhe përvec uniformës ai e do Tiranën mbi të gjitha, ai do parkun, fëmijët e Tiranës, ai është aktivist i vërtetë. Sot pamë sesi degjeneroi në dhunë një protestë e Shoqërisë Civile. Unë vij nga Shoqëria civile, edhe Dritani vjen nga shoqëria civile. Ata që dëmtuan Tanin t’u vijë turp. Ne e kemi ftuar Shoqërinë civile të vijë në Bashki, sic bëra negociata me tregtarët. Nëse dikush është gati të dhunojë policinë ditën e dielë, përdorimi i dhunës e deskretitoi kauzën. Tufë delirantësh, që duan të dalin në televizor. Duan të inspektojnë punimet, le ta bëjnë, por jo u pëlqen dhuna, dhe të dhunojnë njerez si Tani. Si mundet të qëndrojë një kauzë që mos të preket asnjë pemë dhe prekin njerëz. Si mundet që këta që thonë që e bëjnë për pemë lule, dhunojnë njerëz. Kjo kauzë është e mbuluar me turp.

Në 1 qershor do jem me Tanin në përurimin e atij Këndi Lojërash dhe e them tani dhe do e përsëris, dhuna nuk do na imponohet.

Ne jemi për një qytet ku nuk dhunohet por punohet.

Dritan Hardhia është një superdjalë, aktivist i orëve të para kur shumica e atyre që dalin aty sot dhe hiqen si Shoqëria Civile, as nuk e dinin nuk e dinë se cfarë është shoqëria civile. Ngjarja sot jo vetëm që nuk ma ul por ma shton vendosmërinë të vijoj projektin për Këndin e Lojërave”.

protesta liqeni2

Versioni i Policisë

Policia ka dhënë versionin e saj mbi ngjarjen sot tek Liqeni Artificial ku disa protestues u përleshën me policinë. Sipas Policisë së Tiranës, një qytetar, student kosovar ka qëlluar me grusht një polic bashkiak ndaj të cilit është marrë masa e shoqërimit në komisariat.

“Shoqeria civile ne mesdite ka tentuar për të futur dhe ngritur në Parkun e Liqenit një çadër të madhe, që sipas tyre do të shërbente për ruajtjen e parkut, nga ndërtimi i këndit të lojrave për fëmije nga Bashkia.

Por janë ndaluar nga policia bashkiake që ruante zonën ku do parashikohet te ndertohet kendi i lojerave.

Aktivistet janë përplasur me policine dhe si pasojë një polic bashkiak D.Hardhia, 35 vjeç dhe një qytetar I.M, vjeç 31 kanë pësuar humbje ndjenjash”, citon Policia e Tiranës.

Next Post

I thyen hundën dajës, arrestohet 18-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In