Gjykata e Lezhës la të lirë 5 personat e arrestuar të premten, në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta Rruga e Kombit në afërsi hyrje të Rrëshenit.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.
/a.r