• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protestuesi si terrorist dhe shteti si artist

by A R
10/12/2015 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gilman Bakalli

Etimologjikisht protesta nënkupton dëshminë publike. Protestuesi është një lloj dëshmitari, i cili, publikisht, jep dëshminë e tij se është për ndryshimin e situatës politike dhe kërkon ndryshimin e ekuilibrave politikë. Dhe në fakt, të gjitha përpjekjet (të paktën retorike) që bëhen nga organizatorët e protestave për ta ruajtur karakterin paqësor të protestës janë thjesht përpjekje për ta ruajtur këtë kuptim zanafillor të fjalës. Me fjalë të tjera, përpjekje për të mos e kthyer protestën në terror dhe protestuesin në terrorist. Sepse vetëm si dëshmi masive publike, dhe jo si terror, protesta e kryen funksionin e saj. Protesta e 21 Janarit, për shembull, doli nga shinat e protestës në momentin që disa pjesëmarrës tentuan të dilnin nga roli i dëshmitarit, duke marrë përsipër rolin e ushtarit dhe në momentin që kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, asimetrikisht reagoi me mentalitetin e gjeneralit ushtarak. Gjë që e ktheu një dëshmi publike, siç është protesta, në një realitet të përgjakshëm.

Prirja për ta kthyer protestën në terror është një strategji diabolike. Ajo kërkon më shumë të përhapë frikë e panik sesa të shkaktojë realisht dëme materiale. Jo më kot, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpejtoi të përllogariste dëmin material të protestës. Kësisoj ai frenonte përhapjen e ndjesisë së frikës dhe e reduktonte efektin e protestës thjesht si një dëm material totalisht të kalkulueshëm. Protestuesi është i vetëdijshëm se e ka të pamundur ta ndryshojë raportin e pushteteve duke dalë në rrugë thjesht si protestues brenda rolit të tij klasik si dëshmitar publik. Si mund ta realizojë ai ndryshimin e balancave politike duke mos pasur në dispozicion arsenal ushtarak? Duke u kthyer në terrorist. Duke e përballur qeverinë në pushtet me një sfidë të papërballueshme: duke e detyruar atë të provojë publikisht se është e aftë t’i mbrojë qytetarët nga dhuna politike. Kudo dhe kurdoherë! Pse duhet të jetë qeveria në pushtet e ndjeshme ndaj një provokimi të tillë? Sepse kjo është pika e vetme që provon kontratën e qeverisë me publikun. Sepse legjitimiteti i një pushteti bazohet tek premtimi për ta ruajtur sferën publike të lirë nga dhuna politike. Katastrofat natyrore, papunësia, dhuna seksuale mund të rriten e të shkojnë në stratosferë, por asnjëra prej tyre nuk e prek direkt legjitimitetin e një pushteti, siç e prek cenimi i sferës publike. Në këtë pikë, protestuesi si terrorist është diabolik, sepse shpreson tek një reagim disproporcional të shtetit. Me shtim të forcave të armatosura dhe me manifestim disproporcional të arsenalit ushtarak. Gjë që provokon stuhì dhe në një stuhì gjërat dalin jashtë parashikimeve dhe jashtë kontrollit. Siç ndodhi me 21 Janar, kur shteti kaloi në panik dhe vrau 4 pjesëmarrës joaktivë të protestës.

Kush menaxhon një protestë duhet ta ketë parasysh se  protestuesi terrorist nuk vepron si një ushtar i mirëfilltë, por si një producent teatri. Në momentin e shkatërrimit të një simboli të shtetit (institucion apo shenjë çfarëdo) ai po dhuron spektakël. Në ato momente ai është thjesht një kumarxhi, të cilit i ka rënë një dorë e keqe kartash (është në opozitë) dhe po përpiqet t’i bindë bashkëlojtarët t’i ri-përziejnë kartat e lojës politike. Ose është si ai studenti i dobët, që ka ngelur në klasë dhe kërkon ta bindë mësuesin me çdo kusht ta rimarrë në provim jashtë sezoni.

Me 8 dhjetor shijuam avantazhin e të pasurit një kryeministër artist, i cili, larg logjikës ushtarake të pararendësit të tij, iu përgjigj logjikës teatrale të protestuesit terrorist me mentalitetin e producentit të artit. Duke i lënë fushë të lirë një loje teatrale gjigante, ku heroi kryesor shfaqej dhe zhdukej pas një tymnaje, si një variant primitiv e komik i Vojo Kushit. I cili, pa bombë në dorë, por me zjarr dhe shkop druri përpiqej ta hapte Bunkerin nga sipër!

Mapo.al

Next Post

Trump nuk tërhiqet nga deklaratat kundër muslimanëve, por sulmohet nga...shqiponja (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In