• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protestuesi: Na porositën “bëni ç’të bëhet aty”, u pagova 1 mijë lekë për të qëlluar me gurë

by Lorenc Vangjeli
16/12/2015 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kam qenë i shtyrë për të qëlluar në pro testën e opozitës. Kam marrë një shumë qesharake prej 10 mijë lekësh të vjetër. Lekët i mora sapo mbërrita në Tiranë. Ishte një autobus i tërë që iu dhanë lekë”. Kështu shprehet 16­vjeçari Xhuljano Ç., i cili u ndalua nga policia pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së 8 dhjetorit, që u zhvillua nga opozita. Sipas policisë, i riu nga Durrësi ishte një nga personat që ka qëlluar me gurë para Kryeministrisë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, i riu shpjegon se ky fakt është më se i vërtetë, por mohon të ketë qenë i pranishëm edhe te bunkeri.

Xhuljano, ju jeni një nga personat e ndaluar për protestën e 8 dhjetorit, që u zhvillua nga opozita. Ku u arrestuat dhe çfarë keni deklaruar në polici?

Policia më ka arrestuar në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Në polici kam deklaruar ato që ndodhën në protestë, ato që unë bëra atje.

Ti, ishe i pranishëm në momentet që ndodhën incidentet? Ju vetë, keni qëlluar?

Unë kam qëlluar 3 ose 4 herë me gurë vetëm para Kryeministrisë.

Po te bunkeri, ke qenë i pranishëm në momentet kur ai po dëmtohej?

Jo, nuk kam qenë fare aty në ato momente dhe nuk kam qëlluar asnjëherë te bunkeri. Deri në ato momente kam qenë atje, por më pas jam larguar nga shokët. Nuk po gjeja dot rrugën për t’u kthyer për në Durrës dhe kalova sërish nga Kryeministria. Aty pastaj më kapi policia.

Me çfarë qëllimi qëlluat me gurë?

Kam qenë i shtyrë që të qëlloja. Ne u paguam, atë ditë që kemi shkuar në protestë.

Sa është vlera që keni marrë?

Shuma që mora është qesharake, po ta thuash. Kam marrë vetëm 10 mijë lekë të vjetër. Nuk isha vetëm unë i shtyrë që të qëlloja, ka pasur shumë persona të tjerë që ishin të shtyrë. Ishte një autobus plot me njerëz që morën lekë. Pastaj na thanë “do bëni çfarë të bëhet aty”.

Kush jua dha lekët? E njihje ti atë person?

Jo, nuk e njihja, sepse ditën e protestës unë jam nisur nga Cërriku, pasi kam qenë te disa të afërmit e mi. Kam dalë në mëngjes për të bërë një xhiro dhe dëgjova disa persona se të jepnin nga 10 mijë lekë të vjetër për të shkuar në Tiranë dhe mendova që të shkoja edhe unë. Lekët na i shpërndanë sapo zbritëm në Tiranë. Unë mora vetëm 10 mijë lekë, kurse për të tjerët nuk di gjë, nuk e di se sa kanë marrë.

Xhuljano, po gjatë kohës që keni qenë në ambientet e komisariatit në Tiranë, a është ushtruar dhunë ndaj jush?

Jo, nuk pati asnjë dhunë ndaj meje. Mbi mua nuk vuri dorë njeri.

Next Post

Debati i Republikanëve, Bush: Trump kandidat kaotik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In