• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Protestojnë banorët e Dragotit të Tepelenës kundër gërmimeve për ushtarët grekë

by Java News
18/02/2018 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Dragotit në Tepelenë kanë dalë në protestë të dielën kundër gërmimeve që po zhvillohen në këtë zonë për ushtarët grekë. Pjesëmarrësit në tubim të mbledhur nga zonat në jug të vendit por edhe të ardhur nga Tirana, kanë pretenduar se gërmimet për varret e ushtarëve grekë duhet të ndalojnë.

Pankartat që ata mbanin në duart bënin thirrje për abuzim dhe për falsifikim të historisë duke pretenduar se eshtrat që po gjenden në këtë zonë janë të ushtarëve italianë.

Një banor i zonës, i pyetur nga Ora Neës ka thënë se ai dhe protestuesit e tjerë kërkojnë ndërprerjen e gërmimeve me argumentin se aty janë varrosur vetëm ushtarë italianë dhe jo grekë.

Sipas protestuesve eshtrat i përkasin ushtarëve të garnizonit italian të rënë gjatë luftës së dytë botërore dhe pretendimet se aty janë varrosur ushtarë grekë nuk qëndrojnë.

Protesta është mbajtur në kufi me zonën ku janë zhvilluar gërmimet e cila është rrethuar me shirita nga autoritetet me qëllim mbajtjen e distancës së sigurisë.

Manifestimi i cili kaloi pa incidente është ndjekur nga afër edhe nga forcat e policisë lokale që janë kujdesur për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë tubimit. /Ora News.tv/

Next Post
Napoli, fitore e vështirë me Spal, që e lë në vend të parë

Napoli, fitore e vështirë me Spal, që e lë në vend të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com