• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë për rritjen e çmimit, apo për falje të borxhit të oligarkëve

by Fatmir Merkoçi
11/10/2021 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Ministria e Financës kërkon të paraqesi në Kuvend këtë fund muaji një projekt-ligj për amnisti fiskale. Oligarkët të cilët kanë përkrahjen e dy kampeve politike kërkojnë që kjo kërkesë e tyre të kalojë në Kuvend . Por ligji kalon vetëm me vota të cilësuara, pasi kemi të bëjmë me një falje. Ç’ka do të thotë se: Nuk mund të bëhet me VKM. Pra për ta miratuar, duhen edhe votat e opozitës. Madje duhen plot 94 vota që ky ligj të miratohet. Gjë që pa dyshim e cila duhet paraprakisht të bëhet me një marrëveshje.

Veçse kjo marrëveshje duhet justifikuar. Dhe u gjet rruga: Bëhet një protestë e stisur nga shoqëria civile. Në protestë kërkohet mos rritja e çmimit të energjisë dhe naftës. Dhe nën këtë justifikim penetrohet, gjithmonë në pretekstin e të mirës së qytetarëve të mos rritet të paktën energjia. Dhe të justifikohet dhe borxhi që do marrë Qeveria për të mbuluar shpenzimet në këtë situatë.

Po çfarë kërkohet konkretisht, kur vendi po zhytet në krizë ekonomike thellë e më thellë? Oligarkët kërkojnë një Ligj të tillë, pasi ky Ligj i favorizon ndjeshëm. Ata kërkojnë që me këtë ligj, të fshijnë detyrimet fiskale të pashlyera, si fshirjen e detyrimit tatimor, doganor, fshirja e detyrimeve shoqërore e shëndetësorë të punonjësve, fshirja e taksave vendore, lokale, rajonale etj., etj. Me anën e kësaj manovre “faljeje “ nga Kuvendi, dëmi financiar që i bëhet buxhetit të shtetit i kalon të 100 milionë eurot. Shumë e cila është e mjaftueshme për të kaluar situatën e “krizës” energjetike.

Pra oligarkët kërkojnë ta fshijnë çdo detyrim ndaj shtetit për periudhën 2020-2021. Por as qeveria Rama dhe as opozita, pavarësisht dëshirës e marrëveshjes në kulisa, nuk munden ta justifikojnë një falje të tillë. Pasi është një abuzim i hapur, si për situatën ashtu dhe për rëndesën e buxhetit. Për këtë arsye, Opozita po kryen manovrat e radhës. Me anën e protestave, të thirrura nga “shoqëria civile”, kërkohet të mos ngrihet çmimi i energjisë elektrike dhe naftës. Kërkesë që e lidhin dhe me rritjen e çmimeve ushqimore, që për ironi të fatit, janë rritur para deklarimit se, do të rritet energjia dhe nafta.

Pra haptazi opozita e Lulëzim Bashës po i shërben Ramës. Por çdo mund të marrë Basha në shkëmbim personalisht.

Duke parë rëniet drastike të kredove si Kryetar i PD-së Lulëzimi do kërkojë ndryshimin e Hartës Territoriale. Kjo i vjen për shtat dhe Ramës, pasi ndryshimi i Hartës Territoriale sjell si pasojë dhe kalimin e vendit në zgjedhje lokale të parakohshme. Kuptohet se nga kjo lëvizje, në pamje të parë ligjërisht çdo gjë është në rregull. Me këtë rast edhe Presidenti është i detyruar të shpall ditën e zgjedhjeve të pushtetit vendor. Kjo ezauron dhe dekretimin për vendet vakante në disa bashki. Pra ato të zgjedhjeve të pjesshme, të cilat e kanë kaluar çdo afat ligjor.

Me këtë lëvizje, kuptohet se Lulëzimi do marri dhe dhuratën e radhës: Rama nuk do tregohet dorë shtrënguar për “partnerin e tij strategjik”. Ai parashihet t’i dhurojë disa bashki si Durrësin, Elbasanin, ndoshta dhe Tiranën. Kjo, në sytë e demokratëve naivë do jetë dhe fitorja e parë triumfuese e Bashës, tashmë si Kryetar de facto e de jure i P.D.-së

Por marrëveshja nuk do mbyllet me kaq. Loja do vazhdojë edhe me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe rishtas do bëhet dhe ndryshimi i Kushtetutës. Pra sot, nuk po protestohet për hallet e popullit dhe as për rritjen e çmimeve, pasi me aq sa humbet shteti, domethënë me faljet e më sipërme që trajtova, plus dhe gjyqet në Strasburg, që po shkojnë në disfavor të shtetit shqiptar, shuma arrin afro në 500 milionë euro.

Ndaj sot, protestat do ishin frytdhënëse nëse, do drejtoheshin nga sindikatat e jo nga Lulëzim Basha. Por diç e ka deklaruar dhe vetë Rama, ato nuk ekzistojnë pasi, janë kthyer në leva partie, të Majtës apo të Djathtës. Sot, del si domosdoshmëri, protesta e qytetarëve të lirë. Të atyre që ju djeg xhepi e i rëndohet jetesa dita-ditës. Kjo pasi mungesa e thembrës së demokracisë, pra sindikalizmi mungon krejtësisht në Shqipëri.

Në vend të rritjes së çmimit, sot SPAK-u, duhet të marrë në hetim vetë KESH-in. Abuzimet aty janë tej e të dukshme. Mjafton të shihen veç kontratat e bëra me kompanitë private, nga e cila, do dalin abuzimet marramendëse.

Por nëse vazhdohet me këtë formë abuzimi, dhe me marrëveshjet e fshehta Rama-Basha, ekonomia shqiptare do degradoi drejtë një katastrofe financiare. Kjo duket dhe në borxhin e jashtëm, ku borxhi ka arritur në shifrën mbi 73%. Dhe opozita nuk bën asnjë denoncim për këto fakte.

Nëse do kishim një menaxhim të drejtë të energjisë nga KESH-i, sot Shqipëria nuk do kish asnjë problem me energjinë. Kjo dhe për faktin e thjeshtë se kemi energji të pastër. Por menaxhimi aty, është sikur drejton një “magazinë pa inventar” e kjo sjell dhe pasoja ekonomike. Pasojat që groposin ekonominë, falë korrupsionit, ku Arka e Shtetit dhe xhepat e shqiptarëve janë në një progresion të drejtë. Me pak fjalë, të dyja zbrazen. Të dyja rrisin veç borxhet. Kjo sjell një kolaps ekonomik, gjë të cilën e ka vënë më se një herë në dukje, si Banka Botërore, ashtu dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

*Avokat

Next Post
Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, Veliaj: Një fillim i mbarë i serive të eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë

"Piramida do të ketë tre funksione; Kopshti Zoologjik gati vitin tjetër"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com