• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë në qendër të Beogradit, opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve: Dy liderë opozitarë shpallin grevë urie

by Java News
18/12/2023 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër i madh qytetarësh kanë protestuar në qendër të Beogradit, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në kryeqytetin serb më 17 dhjetor.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” e thirri këtë protestë, pasi pretendon se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet në Beograd “është rezultat i vjedhjes së zgjedhjeve”.

“Ne nuk duam dhe nuk guxojmë t’i njohim zgjedhjet në Beograd, sepse janë kundër ligjit, janë keqpërdorur njerëz nga vendet e tjera”, tha përfaqësuesja e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq, gjatë protestës para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ).

Ajo deklaroi se koalicioni i saj ka “dhjetëra mijëra prova” për rishkrimin e vullnetit elektoral të qytetarëve.

“Ne kemi prova dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve të Beogradit”, tha Tepiq para se disa nga përfaqësuesit e koalicionit opozitar të hynin në selinë e KRZ-së për ta paraqitur kërkesë për anulimin e zgjedhjeve.

Dy liderë opozitarë shpallin grevë urie

Marinika Tepiq bëri të ditur se, ajo bashkë me një tjetër kryesuese të listës “Serbia kundër dhunës” Miroslav Aleksiq, do të futen në një grevë urie deri në, siç tha ajo, anulimin e zgjedhjeve.

Demonstruesit para hyrjes së KRZ-së fishkëllyen dhe brohoritën: “Nuk do të japim fitore”, “Tradhti”, “Hajna”, si dhe hodhën vezë, domate dhe letra higjienike në drejtim të ndërtesës së komisionit.

Një incident ndodhi për një çast kur një grup i vogël protestuesish tentoi ta thyente një gardh mbrojtës që ishte vendosur para selisë së komisionit.

Drejtuesit e opozitës parandaluan zhvillimin e ndonjë incidenti të madh, duke i bërë thirrje turmës që “të mos binte në provokime”, dhe të qëndronte e qetë.

Partitë e koalicionit “Serbia kundër dhunës” pretendon se në zgjedhjet lokale në Beograd të 17 dhjetorit SNS-ja e shkeli vullnetin elektoral të qytetarëve.

“Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni.

Nga ky koalicion, po ashtu, kërkuan “pastrimin e listës zgjedhore”.

Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviq, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiq, do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor të Qytetit, lista e SNS-së fitoi 39.3 për qind të votave (49 mandate) në zgjedhjet e Beogradit, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” 34.3 për qind (42 mandate).

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

SNS-ja e ka shpallur fitoren në të gjitha nivelet./REL/

Next Post
BE planifikon të nxjerrë ‘jashtë loje’ Hungarinë duke e privuar nga e drejta e votës. Rrezikon Greqia?!

BE planifikon të nxjerrë ‘jashtë loje’ Hungarinë duke e privuar nga e drejta e votës. Rrezikon Greqia?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

August 6, 2026
Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

August 6, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Masa ajrore të nxehta dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 6, 2026
PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com