Një tubim është mbajtur ditën e djeshme në Podgoricë të Malit të Zi në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës.
Sipas mediave në Mal të Zi, protestuesi u mblodhën në fillim para një kishe, për të zhvilluar më pas një marshim në rrugët e Podgoricës.
Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe kishin veshur bluza me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiç e Vladimir Putin.
Raportohet se tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale.
/a.r