• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Protestë ndërkombëtare kundër shkatërrimit të lumit të fundit të egër të Europës

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2016 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e 33-të e Turit të Lumenjve të Ballkanit mblodhi në një protestë  të organizuar nga kajakistët, politikanët, banorët dhe mbrojtësit e natyrës kundër digave të planifikuara për tu ndërtuar në lumin Vjosë .

“Vjosa – Jo diga!” Ishte slogani që i drejtohej të mërkurën Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Rreth 150 njerëz – kajakistë nga e gjithë Evropa, parlamentarë shqiptarë, banorë,  artistë, pjesëtarë nga organizata shqiptare e ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit si operatorë turistik si dhe Nën Kryetarja e Parlamentit Europian – u mblodhën në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit të ndalojë ndërtimin e digave të planifikuara në Vjosë.

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, dhe përbën një ekosistem dinamik të rrallë në Evropë. Në një largësi prej 270 kilometra – që nga Malet e Pindit deri në detin Adriatik  – lumi rrjedh i lirë dhe i pandërprerë.

Megjithatë, qeveria shqiptare ka vendosur së fundmi të ndërtojë një hidrocentral të madh, konçesionin për ndërtimin e të cilit e ka marrë një kompani turke.  Hidrocentrali i “Poçemit” përfshin ndërtimin e një dige 25 metra të gjatë, e cila do të shkatërrojë një nga pjesët me më shumë vlera nga ana ekologjike të lumit.

Popullata e shpendëve të këtij thesari natyror nuk është eksploruar ende dhe interesi për studimin e tyre është shumë i lartë.

Projekti i hidrocentralit të Poçemit do ta shkatërronte këtë lum unik me një goditje të vetme. “Është një mrekulli që një lum i tillë ekziston ende dhe përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe Europën.

Bllokimi i këtij lumi do të ishte një krim ndaj natyrës dhe do të tregonte një mungesë kapaciteti kundrejt mbrojtjes së natyrës në Europë”, thotë Ulrich Eichelmann nga Riverwatch si dhe koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Në deklaratën e tij në raportin e zgjeruar të Prillit të vitit 2016, Parlamenti Europian i bëri thirrje qeverisë shqiptare”të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosa dhe në zonat e mbrojtura, të rregullojë cilësinë e Raportit të ndikimit në mjedis (VNM) sipas standarteve europiane dhe të informojë e të përfshijë publikun në procedurat e planifikimit. Deri tani, këto kërkesa janë injoruar totalisht për sa i përket projektit të Poçemit.

 “Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe do të ishte katastrofike nëse një nga thesaret më të vyera natyrore që vendi ka për të ofruar të humbasë. Të paktën, qeveria duhet të vlerësojë projektin e Poçemit sipas standarteve europiane para se të firmosë lejen për ndërtimin e tij” tha Ulrike Lunacek, NënKryetarja e Parlamentit Europian.

L1210405

“Ndërkohë që vendeve të Bashkimit Europian i kërkohet të përmbushin kërkesat e Direktivave në Kuadër të Ujit, këto kritere janë vendosur dhe tejkaluar në vendet e Ballkanit Perëndimor, për më tepër në Shqipëri”. Ky avantazh nuk duhet të nënvlerësohet në emër të bumit të hidrocentraleve”.

Deputetja Arta Dade inkurajoi banorët për mbrojtjen e lumit të tyre dhe u shpreh se “shpresoj që  Kryeministri ta ketë në vëmendje mbrojtjen e këtyre pasurive natyrore në mënyrë që të kemi një zhvillim të balancuar të burimeve natyrore”

Gabriel Schwaderer, drejtor i EuroNatur, organizata koorditore e fushatës ” Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” bashkë me Riverwatch, kërkon mbrojtjen e lumit: “Ne kërkojmë që e gjithë Vjosa – që nga malet deri në detin Adriatik – të shpallet Park Kombëtar, Parku i parë Kombëtar i një Lumi të Egër në Europë. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ekonominë e luginës. Të gjithë banorët e luginës mbështesin këtë kërkesë sepse ata e dinë potencialin që ka një Park Kombëtar në aspektin e zhvillimit të eko-turizmit”.

Olsi Nika nga EcoAlbania dhe koordinator kombëtar i kësaj fushate në Shqipëri i vë theksin mungesës së konceptit të duhur për energjinë në Shqipëri: “Janë planifikuar të ndërtohen 400 hidrocentrale duke kërcënuar praktikisht çdo lumë të vendit, ndërkohë që potenciali më i madh – energjia diellore – është lënë totalisht e pashfrytëzuar. Nuk ka politika për energjinë, vetëm politikë digash”.

Kajakistë nga Shqipëria, Greqia, Italia, Gjermania, Austria, Hollanda dhe SHBA morën pjesë në aktivitetin e ditës së sotme. Ky aktivitet ishte pjesë e “Turit të Lumenjve të Ballkanit” – një aktivitet i kajakistëve nga e gjithë Europa kundër tsunamit të digave që i kanoset lumenjve të Ballkanit.

“Ne kemi vozitur lumenj midis Sllovenisë e Shqipërisë për 33 ditë. Finalja e madhe e turit është në Vjosë – në mbretëreshën e lumenjve të Ballkanit. Ndërtimi i digave në të është i papranueshëm. Ne jemi këtu për të mbajtur qëndrim kundër tyre”, thotë Rok Rozman, nismëtari i turit dhe ish-kampion Olimpik.

Në 20 Maj 2016, turi përfundon në Tiranë ku gjithë vozitësit do të marshojnë me kajakët e tyre për te zyra e Kryeministrisë për të dorëzuar një dhuratë të veçantë: një kajak të zbukuruar me qindra firma kundër digave të planifikuara në Vjosë dhe për shpalljen e saj Park Kombëtar, referon zyra e shtypit te EcoAlbania.

Protesta ishte pjesë e Turit të Lumenjve të Ballkanit: për 35 ditë, kajakistët e vendeve të ndryshme po vozisin lumenjtë më mahnitës dhe më të kërcënuar të Ballkanit me qëllim për të tërhequr vëmendjen te tsunami i pashmangshëm i digave.

Drejtuar nga sportisti i dikurshëm i Lojërave Olimpike në Slloveni, Rok Rozman, turi filloi në 16 Prill në lumin Sava të Sllovenisë dhe do të mbarojë në 20 Maj në Tiranë, Shqipëri.

Turi i Lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës“, e nisur nga EuroNatur dhe Riverëatch me qëllim mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit nga shkatërrimi i pashmangshëm i tyre si pasojë e zhvillimit të hidrocentraleve.

Turi i Lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e LeewayCollective, EuroNatur, Riverwatch dhe WFF Adria dhe që mbështetet nga Patagonia, MavaFoundation dhe Manfred-Hermsen-Stiftung.

 

Next Post

Shfrytëzimi i tre të miturave në Shkodër, Klosi: Ndëshkim për dhunuesit e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In