Organizata të ndryshme qytetare kanë paralajmëruar për një protestë në Shkup kundër ndotjes së ajrit. Protesta do të mbahet në mesditë në frontin e Qytetit të Shkupit, në parkun e qytetit.
Ditë më parë, mijëra qytetarë protestuan edhe në Tetovë kundër ndotjes së ajrit në këtë komunë, ndërsa kërkuan mbylljen e fabrikës “Jugohrom”, raporton Koha.net.
Drejtuesi i organizatës “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi, ka thënë se tani është momenti historik kur të gjithë shqiptarët e Tetovës duhet të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë kundër helmimit masiv që e bën fabrika ‘Jugohrom’.