• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat që frymëzohen nga Berisha, por ngjajnë me Bashën

by Mero Baze
22/06/2019 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I vetmi që nuk u dorëzua ditën e djeshme ishte Sali Berisha. Duke ditur atë që Lulzim Basha po përgatiste qysh në drekë, ai filloi sokëllimat për përmbysje, uragan dhe cunamin e mbrëmjes, e cila në fakt përfundoi një puhizë qershori, që shërbeu për një shëtitje në Tiranë.

I izoluar nga ndërkombëtarët, i rrethuar nga një opinion armiqësor rreth rolit të tij për interesa tërësisht familjare në krizën e fundit, dhe i rrezikuar që raporti i tij negative me SHBA-në t’i thellohet në disfavor, ai ishte dje një i burgosur mes turmës së PD-së, e cila nuk ishte e sigurt, ndërsa shëtiste në bulevard, nëse fitore ishte ajo sokëllima e Berishës paradite, apo shëtitja e Bashës mbasdite.

Si një ujk i rënë në çarkun që ka ngritur vetë, ai dukej se dje kafshonte kthetrat e veta, kur shikonte se njeriu me të cilën kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri, Lulzim Basha, shikonte hallin e vet dhe jo hallin e tij.

Ky është edhe problemi që ka identiteti i këtyre protestave.

Në protestat e PD-së, nuk është se linja e Berishës është dhuna dhe linja e Bashës është paqja.

Problemi i këtyre protestave, është se objektivi i tyre është dhuna, përveç  rasteve kur Basha nuk ka mundur ta marrë dot përsipër.

Pra ato janë një vendim i Berishës, një linjë e Berishës, një urdhër i Berishës, i zbatuar në rreth 70% të rasteve si të tilla dhe 30% të rasteve si paqësore për shkak të kërcënimeve ndërkombëtare që ka marrë Basha dhe që me këtë rast ka menduar të shpëtojë veten.

Ndaj dhe ka humbur kuptimin e të qenurit protesta të dhunshme apo paqësore.

Në të dyja tipat e protestave, Partia Demokratike ka bërtitur “fitore” pas përfundimit të tyre.

“Fitore” ka bërtitur kur ka hedhur molotov, “fitore” kur ka plagosur policë, “fitore” kur ka qenë paqësore, “fitore” kur u ka dhënë lule policëve, “fitore” kur ka dalë Basha me vajzat në protestë, “fitore” kur ka dalë i shoqëruar nga 50 maska, “fitore” kur ka thyer KZAZ-të, “fitore” kur ka thënë s’kemi punë me KZAZ-të, “fitore” kur ka dhunuar policë në komisariate, “fitore” kur ka bërë thirrje të mos preken policë…

Nën presionin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për një përmbysje të dhunshme të sistemit, duke përdorur dhunën fizike nga Berisha dhe dhunimin institucional nga Meta, Lulzim Basha nuk ka mundur t’i japë asnjë tipar kësaj beteje, përveçse ka reflektuar tek ajo edhe urdhrat e Berishës, edhe kërcënimet e Perëndimit.

Sa herë e kanë tepruar në ekstrem dhe ka marrë mesazhe të qarta personalisht kundër tij, ai ka ndryshuar tipin e protestës, duke i gënjyer demokratët se kjo është një taktikë dhe duke u thënë të huajve, kaq fuqi kam përballë Berishës.

Rasti i djeshëm ishte më ekstremi. Në kulmin e ekstazës për dhunën mbi KZAZ-të, në kulmin e përpjekjeve për një përplasje fizike në Shkodër mes qytetarëve që mbështesin PS-në dhe disa rrogëtarëve të Bashkisë, dhe mbi të gjitha në kulmin e retorikës për përmbysje me dhunë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi zgjodhën të shikojnë hallin e tyre, duke injoruar atë që kishin thënë disa orë më parë, pasi diplomatët perëndimorë trokitën në zyrën e tyre.

Deri tani një gjë është e qartë: Protestat u projektuan si një dhunë për përmbysjen e shtetit, por deri tani të vetmit që i kanë rrezikuar karrigen, është Lulzim Basha, pasi kanë bërë të qartë se ai e do dhe dëgjon Sali Berishën, derisa nuk rrezikohet e ardhmja e tij.

Mes presionit ndërkombëtar dhe presionit të Berishës, ai duket si një lavjerrës që herë i dorëzohet njërit dhe herë tjetrit.

Dje la në baltë Berishën, por s’di sa i sigurt ndjehet që të bërtas “fitore”. Fytyra reale e protestave, është në fakt karakteri i Lulzim Bashës, një qenie pa identitet politik, edhe i dhunshëm, edhe paqësor, edhe pro-perëndimor dhe anti-perëndimor, dhe hajdut edhe anti-korrupsion, edhe vjedhës votash, edhe luftëtar për votën e lirë, edhe simbol i nepotizmit familjar, edhe premtues i një shteti ligjor, edhe pastrues paresh ruse në Uashington, edhe luftëtar kundër pareve të pista në Shqipëri, edhe frymëzues molotovësh, edhe adhurues trëndafilash…

Si t’i duhet për momentin!

Kjo është dhe drama reale e këtyre protestave. Edhe pse ato frymëzohen nga Sali Berisha, në fund kanë marrë formën e Lulzim Bashës. D.m.th një gjë pa formë!/Tema

Next Post
LIVE/ Rama për militantët e PD: Ulërasin pas kurrizit tim për të bërë zhurmë

LIVE/ Rama për militantët e PD: Ulërasin pas kurrizit tim për të bërë zhurmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trump

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In