• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat për Zvërnecin, arritën të pamundurën, do të arrijnë të mundshmen?

by Ardi Stefa
07/06/2026 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Protestat për “Zvërnecin” kanë arritur diçka që deri pak kohë më parë dukej e paimagjinueshme. Një çështje që në fillim mund të konsiderohej lokale, e kufizuar në një lagunë, një pyll dhe një vijë bregdetare, është kthyer në temë diskutimi në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Kjo nuk është pak.

Në Shqipëri ku shumë protesta kanë mbetur të mbyllura brenda kufijve të kronikës televizive shqiptare, Zvërneci arriti të kapërcejë kufijtë. Emri i tij u përmend në media që zakonisht merren me luftëra, zgjedhje presidenciale, kriza ekonomike apo konflikte gjeopolitike. Zvërneci u përmend jo vetëm për investimin gjigand, i cili Shqipërisë pa diskutim do t’i sillte të mira materiale e zhvillim ekonomik, por edhe për lidhjen e investitorëve me familjen Trump.

Papritur, një pjesë e vogël e bregdetit shqiptar në Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare u shndërrua në simbol të debatit mbi zhvillimin, mjedisin, pronën publike, transparencën, mënyrën e qeverisjes dhe mënyrën se si merret pushteti me pasuritë kombëtare.

Ky është suksesi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi. Suksesi i dytë është fakti që SPAK filloi të hetojë pasuri e emra, për të cilët prej vitesh është përfolur se janë vendosur në mënyrë të padrejtë, janë grabitur, tjetërsuar dhe emrat janë të lidhur me botën e krimit ndërkombëtar.
Një sukses i jashtëzakonshëm, ky.

Në fakt, beteja politike fillon kur njerëzit dëgjojnë për problemin. Një padrejtësi e panjohur mbetet një padrejtësi e padukshme. Ndërsa një padrejtësi që bëhet lajm ndërkombëtar fillon të prodhojë kosto politike.

Por historia na mëson se vëmendja nuk është fitore. Është vetëm mundësia për ta arritur atë.

Prandaj sfida e vërtetë e protestës për “Zvërnecin” fillon pikërisht tani.

Për të pasur sukses, asaj i duhet së pari kohëzgjatje. Pushteti mund të përballojë një protestë të madhe. Mund të presë që zemërimi të shuhet, që lajmet të ndryshojnë dhe që publiku të kalojë te tema tjetër. Ajo që e shqetëson pushtetin nuk është protesta e fortë, por protesta këmbëngulëse. Jo shpërthimi, por vazhdimësia.

Një protestë që rikthehet çdo javë, që gjen forma të reja organizimi dhe që nuk e humbet ritmin, fillon të krijojë një presion që nuk mund të injorohet. Çfarë do të ndodhë me protestën? Do zgjasë? Do sfumohet? Do pakësohet? Do bjerë pre e investimit të politikës që të shuhet. Do jetë protestë për pelikanët e flamingot? Kundër ndërtimit apo kundër regjimit?

Së dyti, po aq i rëndësishëm është edhe artikulimi.
Nëse beteja mbetet thjesht “pr0 ose kundër një resorti”, atëherë rrezikon të perceptohet si një konflikt lokal. Por nëse shpjegohet si pjesë e një problemi më të madh, e drejta mbi pronën publike, mbrojtja e mjedisit, transparenca në vendimmarrje dhe mënyra se si shpërndahen pasuritë kombëtare, atëherë Zvërneci pushon së qeni vetëm Zvërnec, atëherë prek më shumë qytetarë. Ai bëhet simbol.
Pikërisht për këtë arsye thirrjet “Nga Zvërneci në Rrjoll” apo “Atdheu nuk është në shitje” kanë pasur rezonancë më të gjerë. Dhe simboli ka fuqi shumë më të madhe se vendi fizik që përfaqëson.

Së treti, protesta tregoi se cila është opozita e vërtetë. Thirrjet në kor kundër dy liderëve tradicionalë shqiptarë, dëshmojnë se elektorati gri është opozita si e pozitës, ashtu edhe e opozitës, të cilën e quan përgjegjëse për gjendjen në Shqipëri. Pra kërkon përmbysjen e establishmentit.

Së fundmi, protesta ka nevojë për një organizim tjetër. Entuziazmi është i domosdoshëm për ta nisur një lëvizje, por nuk mjafton për ta mbajtur gjallë. Duhet strukturë, koordinim, komunikim i vazhdueshëm dhe aftësi për të përfshirë njerëz të rinj. Duhet që protesta të mos varet nga një moment emocional, por të shndërrohet në një lëvizje qytetare me objektiva të qarta.

Ndaj protesta për Zvërnecin ka bërë tashmë atë që shumë protesta shqiptare nuk kanë mundur ta bëjnë: ka detyruar botën të shohë nga Shqipëria.

Pyetja më e rëndësishme mbetet: “A do të mjaftohet protesta me këtë sukses simbolik, apo do ta shfrytëzojë momentin për të ndërtuar një presion të qëndrueshëm që mund të prodhojë ndryshim real?”

Ngaqë në politikë, fitoret e mëdha rrallë vijnë nga protestat që bëjnë më shumë zhurmë. Ato vijnë nga protestat që zgjasin më shumë se durimi i pushtetit.Was

Next Post
FOTO/ Sara Mila e kthen teken me fund: Ta pijmë për protestuesit, dikur të vrisnin në protestë!

FOTO/ Sara Mila e kthen teken me fund: Ta pijmë për protestuesit, dikur të vrisnin në protestë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lekë kur isha i ri!

Rama: Na tregojnë korrupsionin blogerët që mbledhin para për të treguar anët e trupit që unë i tregoja pa lekë kur isha i ri!

June 7, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

June 7, 2026
“Dilni në shesh”, PD mesazh demokratëve: Protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve (FOTO)

“Dilni në shesh”, PD mesazh demokratëve: Protesta nuk mund të lihet vetëm në duart e qytetarëve (FOTO)

June 7, 2026
Rama për protestuesit: Cilën dorëheqje duan këta? Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

Rama për protestuesit: Cilën dorëheqje duan këta? Kush do e përfaqësojë Shqipërinë në BE nëse ne ikim

June 7, 2026
Konflikt mes dy të rinjve në Shijak, një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

Konflikt mes dy të rinjve në Shijak, një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

June 7, 2026
‘Zvërneci’/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

‘Zvërneci’/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

June 7, 2026
‘Zvërneci’/ Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

‘Zvërneci’/ Kryeministri Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

June 7, 2026
“Epsteini” ynë

Berisha nuk shkon në protestë si opozitë e bukur, por si opozitë e madhe

June 7, 2026
Rama nga Elbasani: Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE, kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona

Rama nga Elbasani: Jemi më pranë se kurrë integrimit në BE, kemi mundësinë që ta ngremë Shqipërinë me duart tona

June 7, 2026
“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

“Ule atë parullën”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In