• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat/Pak nga pak shfaqen organizatorët. Basha e Kryemadhi po bëhen “të dukshëm”

by Java News
15/12/2018 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fakt organizatorët e Studentëve janë fare të dukshëm dhe duket se ajo “pa dituri” deri me sot  për protestën e ka një burim. Kjo, lidhet me sa duket me forcat që nuk donin të privatizonin menjëherë energjinë e protestës.

Por, zhvillimet e ditës së shtunë po tregojnë një gjë tjetër. Basha dhe Kryemadhi duket se janë në një gjatësi vale, sa i përket të ardhmes së kësaj proteste. Madje, edhe pse kanë qenë në pika të ndryshme, Opozita duket e bashkuar dhe me një zë ndaj protestës së studentëve. Nga foltorja e Kuvendit të Demokratëve, kryetari Basha u shpreh se e vetmja mënyrë për të rrëzuar kryeministrin Rama, është bashkimi në protesta, por për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë, ndërsa shtoi se qeverinë mund ta rrëzosh nga pushteti duke  i rezistuar atij përditë, duke protestuar për ditë!

Dhe, tashmë kuptohet mirë se kanalet që mbajnë tensionin me studentët janë mirëfilli politikë. Këtë e kupton nga ndarjet e frikshme të tyret, por edhe nga padituria e një pjese të madhe të studentëve se vërtetë cili i organizon. Më shumë akoma, nga mos negocimi me kryeministrin, që është ofruar të plotësojë tetë kërkesat dhe madje edhe më shumë sesa kërkojnë ata.

Dhe, filozofia e marrjes së protestës është përshkuar mirë te fjalët e sotme të Bashës: “ Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet: Duke i rezistuar atij përditë, Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij, duke protestuar për ditë,duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës, duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit, duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës, duke iu bashkuar protestës së studentëve, duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë çdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve, duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie. “ u shpreh Basha.

Gati të njëjtën gjë, në të njëjtën kohë, artikuloi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në takimin e strukturat e partisë në Durrës, duke kërkuar angazhim direkt ditën e hënë, por kuptohet pa flamujt politikë: “Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë, pa flamuj partiakë, pa kartë anëtarësie,  se ndryshe do të jenë shumë vonë për ta, për ne dhe për të gjithë Shqipërinë. Secili nga ju të këtë edhe dhjetë vetë me vete”.

A po u merret protesta studentëve? Me sa duket politikanët po penetrojnë me kujdes, falë edhe neglizhencës së Ramës për të parë realisht situatën, krijuar nga protesta. (Javanews)

 

Next Post
Pekini përgjigjet ashpër për arrestimin e shefes së “Huawei”, Pompeo apelon

Pekini përgjigjet ashpër për arrestimin e shefes së “Huawei”, Pompeo apelon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In