• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protestat në Francë/ Qeveria angazhon 3,000 mësues zëvendësues, studentët paralajmërojnë vijimin e demonstratave

by E B
09/10/2026 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria franceze ka njoftuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues në rreth 500 shkolla të mesme, në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për më shumë burime në arsim.

Megjithatë, sindikatat studentore paralajmërojnë se protestat do të vijojnë, ndërsa demonstratat e fundit janë shoqëruar me përplasje me policinë dhe akte dhune.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, njoftoi masën të enjten në mbrëmje, pas një dite tjetër protestash në disa qytete të vendit. Sipas tij, mësuesit zëvendësues do të caktohen në shkollat që kanë më shumë nevojë për staf, përmes një sistemi të ri dixhital të koordinimit.

Gjatë demonstratave të së enjtes, rreth 71 mijë persona protestuan në të gjithë Francën, prej të cilëve 24 mijë u mblodhën në zonën e Bastijës në Paris, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet dhe organizatorët. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën gurë dhe fishekzjarre artizanale.

Përplasjet u shënuan edhe në qytete të tjera. Në Bordo, një shkollë e mesme u plaçkit, ndërsa në Marsejë një zëvendësdrejtor shkolle u dhunua. Sipas qeverisë, që nga nisja e protestave janë arrestuar 6,877 persona, 86 për qind e të cilëve janë nën moshën 18 vjeç.

Përveç vendosjes së mësuesve shtesë, Geffray premtoi më shumë fonde për mësuesit që pranojnë të punojnë jashtë orarit dhe angazhim për të shqyrtuar kërkesat e studentëve gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit të vitit 2027.

Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes studentore e kanë pritur me rezerva njoftimin e qeverisë. Ata kërkojnë masa konkrete dhe investime më të mëdha për të përmirësuar kushtet në shkollat e mesme, duke theksuar se premtimet duhet të shoqërohen me rezultate të prekshme.

Ndërkohë, rreth 140 shkolla të mesme u mbyllën plotësisht ose pjesërisht të premten, nga rreth 3,500 shkolla në total, një shifër më e ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër ditë protestash të martën e ardhshme.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

Tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë, autori u filmua nga kamerat

November 26, 2026
Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

Balla thirrje PD: Të miratojmë ligjin për financimin e partive. Dakord që numërimi të bëhet në qendrat e votimit

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In