• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

by A R
29/06/2026 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një lidhje direkte në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut, deklaroi se Policia e Shtetit ka menaxhuar në mënyrë të përkryer protestën e cila tashmë ka hyrë në ditën e 30-të.

Sipas tij, strukturat e policisë kanë qenë në terren dhe në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo konfrontim, duke theksuar se institucionet janë vigjilente ndaj çdo elementi apo influence që mund të keqpërdorë protestat.

Lamallari: Nga Policia e Shtetit ka qenë një menaxhim i përkryer, duke shmangur konfrontimet dhe skenat të cilat nuk janë të largëta nga koha kur në Shqipëri ishte shumë e rrezikshme të protestoje. Ne jemi vigjilentë ndaj të gjithë elementëve, influencave të ndryshme të cilët mund të shfrytëzojnë protestën, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me agjendën evropiane të Shqipërisë. Të gjithë strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit janë në terren për të monitoruar situatën, për të shmangur konfrontimet.

Duke folur për vendimin për shpalljen e Ikballe Hudutit person të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari u shpreh se ky veprim është marrë pas mbledhjes së informacionit nga agjencitë ligjzbatuese dhe të inteligjencës, duke e cilësuar atë si një person që përbën kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare. Ai shtoi se ndaj saj është nxjerrë urdhër dëbimi nga vendi.

Lamallari: Një person i cili prej kohësh duhet të ishte deklaruar non grata në Shqipëri. Pasi grumbullova të gjithë informacionin nga të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe ato të inteligjencës, vendosa që zonja të deklarohej person i padëshiruar në vend, duke nxjerrë më pas urdhrin e dëbimit. Zonja nuk ka qenë shtetase shqiptare dhe nuk do të hezitojmë të marrim masa të ngjashme kurdoherë që nga informcaioni i servirur nga agjencitë ligjzbatuese rezulton se këta persona përbëjnë kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare.

Duke u ndalur te sezoni turistik, Lamallari prezantoi masat e sigurisë për mbarëvajtjen e rendit në vend, duke përfshirë monitorimin e vijës bregdetare me 35 motorë uji dhe 35 skafe, si dhe përdorimin e mjeteve të Frontex dhe Guardia di Finanza. Ai shtoi se do të përdoren edhe dronë për monitorim ajror, me qëllim parandalimin e incidenteve gjatë sezonit veror.

Lamallari: Policia e Shtetit ka një sërë detyrash të tjera si garantimi i rendit dhe sigurisë publike në tërësi, mbrojtja e kufijve, lehtësimi i procedurave pa bërë kompromis me kriteret e sigurisë. Kemi pasur prezantimin e masave të sigurisë për sa i përket mbarëvajtjes së sigurisë. U prezantua dhe fakti që kufiri bregdetar do të monitorohet. Një pjesë është argëtimi por detyra jonë është që të garantojmë të mos kemi incidente. 35 motorë uji, 35 skafe për të monitoruar vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, kemi mjete lundruese të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian Frontex si dhe partnerëve tanë Guarida di Finanza. Do të përdorim dhe teknologjinë përmes monitorimit nga ajri, përmes dronëve.

Next Post
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In