• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

by E B
23/06/2026 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kulmin e sezonit turistik që po afron dhe me mijëra vizitorë që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore, protestat kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec, tashmë në ditën e 24, kanë hapur debat mbi ndikimin që mund të kenë në ekonomi dhe klimën e investimeve.

Për këtë çështje u diskutua në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli dhe profesori Enriko Ceko ofruan analiza të ndryshme për pasojat që mund të sjellë zgjatja e protestave gjatë gjithë sezonit veror.

Sipas Çoçolit, në 23 ditë protesta janë regjistruar anulime dhe një tkurrje që kalon 100 milionë euro. Por Çoçoli paralajmëron se nëse protestat vazhdojnë gjatë korrikut dhe gushtit, dy muajt kryesorë të sezonit turistik, dëmi mund të bëhet shumë më i madh, deri në 600 milionë euro,

“Duke parë sa ka rënë në qershor, me një tkurrje prej më shumë se 100 milionë euro, mund të kapë deri në 500-600 milionë euro vetëm në turizëm. Mos të harrojmë që vjet, sipas të dhënave të BSH-së kemi pasur të ardhura rreth 5.6 miliard euro. Turizmi i verës është ai që sjell më shumë vizitorë. Efekti deri tani ka qenë dëmtues, por dëmi nuk ka qenë i parikuperueshëm. Nëse protesta vijon e zgjatet në këto dy muaj që janë kyç, kam frikë se efekti do të jetë i shumëfishtë”, tha Çocoli.

Nga ana tjetër, profesori Enriko Ceko u shpreh se protestat paqësore dhe afatshkurtra kanë ndikim të kufizuar në ekonomi dhe turizëm. Sipas tij, fakti që protestat zhvillohen në Tiranë, ndërsa zonat kryesore turistike ndodhen në bregdet, e kufizon efektin e drejtpërdrejtë në sektor. Sipas tij, sektorët që preken më shpejt janë hoteleria, restorantet, transporti dhe tregtia, por në planin afatgjatë ndikimin më të madh e ka pasiguria politike dhe jo vetë protesta.

“Është një fat i Shqipërisë që protestat janë në Tiranë, ndërkohë që zonat turistike janë në Vlorë, Durrës, Ksamil. Problemi është tek protestat e gjata, të shpeshta dhe që sjellin konflikte. Këto e dëmtojnë më shumë imazhin e vendit. Turistët dhe investitorët duan stabilitet. Vërtetë që sektorët që preken më shpejt janë hoteleria, restorantet, transportet, tregëtia, por në planin afatgjatë ekonomia ndikohet më shumë nga pasiguria politike se sa vetë protesta. Në Perëndim, protestat janë pjesë e demokracisë. Në Gjermani, Francë, Itali zhvillohen protesta. Nuk është se është dëmtuar turizmi. Duhet ta shohim me kujdes këtë punë. Kjo protestë nuk është agresive me shashka molotovë, që shkatërron ndërtesa. Kjo tregon vlerë për demokracinë dhe ka balancuar imazhin e Shqipërisë”, tha Ceko

Debati mes dy ekspertëve u zhvendos edhe te ndikimi që protestat mund të kenë tek investimet.

Çoçoli paralajmëroi se vazhdimi i tyre mund të ndikojë negativisht në klimën e investimeve, duke përmendur si rrezik bllokimin ose largimin e investimeve me vlerë miliarda dollarë. Ai tha se mënyra si protesta është pasqyruar në disa media ndërkombëtare mund t’i bëjë investitorët e huaj më të kujdesshëm përpara se të sjellin kapital në Shqipëri.

“Një rrezik imediat i vazhdimit të protestës është që 5.4 miliard dollarë të bllokohen e t’i largohen ekonomisë sonë. Duke qenë paqësore, ajo ka një profil politik, por fakti që mediat ndërkombëtare e portretizuan si revoltë ndaj investimit të huaj, tregon që vetë investuesit që riskojnë për të sjellë kapital mund ta mendojnë dy herë. Nga ana tjetër, fatet e zhvillimit afatgjatë ku turisti të shpenzojë 1000 euro në ditë në vendin tonë do të ishin të mirëpritura” , tha Cocoli.

Ndërkohë, Ceko argumentoi se çështja e pronësisë mbetet pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik. Profesori kritikoi gjithashtu modelin aktual të zhvillimit të turizmit, duke argumentuar se ndërtimet pa kriter dhe mungesa e planifikimit kanë krijuar probleme afatgjata, ndërsa shtoi se turizmi nuk mund të konsiderohet i vetëm si motor i zhvillimit ekonomik.

 “Pa u sqaruar çështja e pronësisë…asgjë sdo bëhet. Në Shqipëri problemi kryesor është prona. Arsyeja kryesore përse ekonomia është në këtë gjëndje është për shkak të pronësisë. Kullat që ndërtohen vend e pa vend, hotelet që ndërtohen andej janë ndërtuar vend e pa vend. Turizmi në asnjë vend të botës nuk sjell zhvillim ekonomik. Turizmi dëmton mjedisin dhe nuk sjell rritje të vlerës sociale të njerëzve, se në turizëm punësohen njerëz pa aftësi dhe kompetenca. Në 115 mijë punonjës në turizëm gjatë verës, 90% e tyre janë me shkollë 8 vjeccare dhe të mesme”, deklaroi ai.

Next Post
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

"Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Fidhuan prradhat e sherbetorve,me emrin eksperte,kta mashtrusa,jane aqe te zotet,akoma ska nji projekt.Ky eksperti,nxjere fitime 500000000 60000000 euro,si puna palles te librazhdit,palla nxori 700000000 fitime vetem 20 %.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

Aktivisti: Presim demokratët e zhgënjyer në shesh, jo Sali Berishën e Klevis Balliun

October 5, 2026
“E ka ekzagjeruar”, Petro Koçi: Zegjine Çaushi nuk është imazhi i PS-së, është një parti serioze

Petro Koçi: Po të isha në Parlament, nuk do ta votoja Reformën Territoriale!

October 5, 2026

Territorialja, Deputetja mohon debatet brenda PS: Nuk ka vota kundër, por sugjerime dhe kërkesa

October 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Beqiri: Pezullimi i dosjes “Tropoja” po çon në parashkrim krimet ku është kallëzuar Sali Berisha

October 5, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

October 5, 2026
Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Tragjike në rrugën Elbasan-Peqin: Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

October 5, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe

October 5, 2026
Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

October 5, 2026
Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

Iku me kamion drejt Shqipërisë pasi një burrë humbi jetën, Altin Shehu shkon në gjykatë dhe mbron të vërtetën sipas tij

October 5, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot nga PS ata që më gjetën aty

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com