• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat / Komuniteti Mysliman: Paqja dhe dinjiteti njerëzor mbi çdo dallim politik!

by A R
18/10/2026 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes sociale, vetëpërmbajtje dhe dialog mes palëve, në një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen.

Në një deklaratë, Komuniteti shpreh shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë sigurinë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes qytetarëve, ndërsa thekson se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore.

“Ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Mysliman u bën thirrje institucioneve që t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve, ndërsa të gjitha palëve u kërkon të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe veprimet që mund të thellojnë përçarjen.

Sipas deklaratës, në situatën aktuale nevojiten reflektim, urtësi dhe vlerësim i pasojave që fjalët dhe veprimet mund të kenë mbi jetën e përbashkët. Komuniteti thekson se dinjiteti njerëzor, siguria dhe e mira e vendit duhet të jenë në qendër të çdo vendimmarrjeje.

“Çdo mosmarrëveshje, sado e ndërlikuar të jetë, duhet të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve”, nënvizohet në reagim.

Komuniteti Mysliman kujton se Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve dhe se dallimet në qëndrime e bindje nuk duhet të bëhen shkak për largimin e qytetarëve nga njëri-tjetri.

Si institucion fetar, Komuniteti Mysliman rithekson përkushtimin ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, duke theksuar se dialogu dhe përgjegjësia ndaj së mirës së përbashkët janë rruga për të kapërcyer përplasjet.

Në përfundim, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh lutjen që Zoti t’i japë vendit qetësi e urtësi dhe t’i udhëzojë drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë drejt dialogut dhe zgjidhjeve të drejta.

“Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!”, përfundon deklarata.

Next Post
“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

“Molotovë e gurë drejt Komisariatit Nr.3”, efektivi: Zjarri ka lënë shumë të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com