• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protestat i kushtojnë Francës deri në 10 mld euro

by Java News
12/12/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e protestave në Francë dhe dhuna që i ka shoqëruar ato përgjatë këtyre 4 javëve të fundit, e ka pasur tashmë koston e saj tek ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës. Bllokimet e rrugëve, demonstratat dhe trazirat në Paris e qytete të tjera të vendit, i kanë lënë raftet e mjaft supermarkteve bosh, kanë penguar blerjet dhe kanë frikësuar turistët.

Sipas ministrit të Financave, Bruno Le Maire, situata e krijuar nga protestat që kanë sjellë me qindra arrestime, 1.400 të lënduar e 5 vdekje nga aksidente të lidhura me to, do të kushtojë 0.1 për qind të rritjes ekonomike të Francës për tremujorin e fundit të vitit 2018.

Kostoja e njërës prej krizave më akute të vendit, në më shumë se një dekadë, mendohet të mbërrijë në 10 miliardë euro, duke përfshirë këtu edhe 6 miliardë eurot e masave të reja të premtuara nga Emmanuel Macron për të fashitur zemërimin popullor si dhe humbjet e llogaritura te 3.9 miliardë eurot nga mosvendosja e shtimit të taksës mbi karburantet fosile.

Për blerësit, kjo ka qenë një kohë e vështirë, sepse vërshimi i jelekëve të verdhë nëpër rrugë ka detyruar mbylljen e shumë dyqaneve e qendrave tregtare, ndaj një pjesë e tyre, dhuratat e fundvitit kanë zgjedhur t’i blejnë “online”.

Federata e Tregtisë dhe Shpërndarjes, një grup industrial që përfaqëson shumë prej rrjeteve kryesore të dyqaneve në vend, vlerëson se shitësit kanë pësuar më shumë se një miliard euro humbje nga gjendja e krijuar, e më të goditur sipas saj kanë qenë sektorët e lodrave, veshmbathjeve dhe ushqimit./a.meta

Next Post
FOTOT e minutës së fundit/ Ja pjesëmarrja në dy ‘vatrat’ e protestës së studentëve

FOTOT e minutës së fundit/ Ja pjesëmarrja në dy 'vatrat' e protestës së studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com