• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Protestat e reja, nën moton “Basha rri”!

by Mero Baze
04/07/2019 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Paralajmërimi i ri i opozitës, për protestë më 10 korrik, nuk duhet të habisë askënd. Edhe pse “fitimtarët” zakonisht festojnë dhe nuk protestojnë, Berisha dhe Basha kanë nisur një cikël të ri protestash, të cilat duan të mbajnë larg zërat që mund t’i kërkojnë Lulzim Bashës të ikë nga kreu i partisë.

Pas katastrofës së pritshme elektorale të 30 qershorit, të cilën Basha, as e ndali dot, as e bllokoi dot, tani po fut Partinë Demokratike, në një cikël të mërzitshëm trazirash, të cilat nuk kanë më moton “Rama ik”, por “Basha rri”.

Problemi kryesor që ka Lulzim Basha në këtë moment, është që të mos i lërë hapësirë kritike askujt brenda PD, për t’u marrë me të, por nën tezën e Leninit, për revolucion permanent, t’u kërkojë demokratëve, të dalin në rrugë për të vazhduar protestat.

Kjo është e vetmja mënyrë që çdokush që ngre zërin në parti, “t’i tregojnë vendin”, se je me Edi Ramën dhe jo me protestat kundër tij.

Është një shkollë e vjetër e Berishës. Në gjithë humbjet e tij, sapo dëgjoheshin pëshpërimat e para për përgjegjësinë e humbjes, ai urdhëronte protesta qesharake, nga ato të lodhurat me 1000 vetë, që shanin zakonisht Ambasadën amerikane dhe ODIHR që u kishte shkaktuar humbjen.

Është ekzaktësisht e njëjta skenë, i njëjti skenar, i njëjti skenarist. Dhe sa herë humbet PD, ka gjithnjë një armik, SHBA dhe OSBE.

Në këtë aspect, protesta e 10 korrikut, dhe të tjera që do ta pasojnë, janë një recetë për të mbajtur larg kritikët e Bashës brenda partisë, një recetë për të shmangur analizën e “revolucionit” dhe një përpjekje për të maskuar shpartallimin, nën shpresën se ditë më të mira do të vijnë.

Po ta shikosh dhe qëndrimin ndaj zgjedhjeve, i vetmi element që Basha i njeh si legjitim këtij procesi, është rezultati i “Bindjes Demokratike”, kundërshtarëve të tij.

Pra, ky njeri që thotë se 30 qershori ishte fars, se votat nuk u numëruan, se votat u shtuan etj, broçkulla si këto, thotë që “Bindja Demokratike” doli dobët se ka marrë rreth 30 mijë vota.

Pra vemendja e tij, është pikërisht tek rivalët e tij. Ky njeri që nuk njeh asgjë nga 30 qershori, njeh si të rregullt rezultatin e “Bindjes”, pasi i duhet t’u tregojë të vetëve, se rivalët e tij kanë dalë dobët, edhe pse me këtë gjest në fakt ka njohur gjithë 30 qershorin dhe ka hedhur në kosh gjithë akuzat paranojake dhe të liga, se Edi Rama do t’i japë mandate “Bindjes”, apo do krijojë opozitë fallco.

Tani që zgjedhjet mbaruan, tani që Basha nuk bëri dot asgjë nga ato që u premtoi demokratëve, tani që Basha dogji mandatet e listës së parë, por nuk frenoi dot mandatet e listës rezervë, tani që Basha tha se 30 qershori, nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nuk do lejohet, nuk do pranohet, nuk do njihet, dhe tashmë e lejoi, e pranoi dhe po e njeh vende- vende, atje ku i intereson, atij i duhet doemos një alibi e re për të mos u rrëzuar.

Ndaj mos i merrni seriozisht protestat e reja. Nuk kanë të bëjnë më me zbimin e Edi Ramës. Kanë të bëjnë me frikën se mos lëvizja “Rama ik”, kthehet në lëvizje “Basha ik”.

Dhe për këtë duhet të torturohen ca militantë ende në diellin e korrikut, që të bërtasin të parët “Basha rri”, para atyrë që po bëhen gati të thonë “Basha ik”.

Next Post
Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

Pse reforma në drejtësi, nuk është më një çështje e negociueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In