• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat e paralajmëruara të janarit: A do kemi “çadër nr.2” dhe pse po nxiton Basha drejt tyre?

by Ylli Pata
29/12/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha ka nisur një seri takimesh intensive këto ditë të fundvitit me drejtues dhe përfaqësues të degëve në rrethe, por edhe njerëz me reputacion në terren që arrijnë të sigurojnë sa më shumë “ushtarë për protesta”.

Askush nuk e priste këtë. Ai paralajmëroi se në janar do kishte protesta, por afrimi i fundivitit si atmosferë festash, mendohej si një farë pushimi. Por ja që duket se ka ndezur motorët, siç janë ndezur dritat në bredhin tradicional.

Në ditët e para të janarit, kreu i opozitës pritet të zhvillojë një tubim masiv, e që siç ndodh zakonisht, e parapërcakton si “më i madhi i zhvilluar deri më tani”. Pra, pothuaj gjithë protestat e zhvilluara deri më sot sa është në opozitë, kanë qenë të shoqëruara nga paracilësimi “me e madhe”, pa u kuptar kurrë realisht se cila në të vërtetë ka qenë “më e madhe”.

Siç mësohet nga burimet brenda SHQUP-it, protesta që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë do ketë dy skalione: njëra e vijës së ashpër që do shoqërohet me gjuajtje drejt godinës me sende gjysëm të buta, e tjetra me qëndrestarë që do angazhohen në një tip “cadre nr.2”.

Protestat që Lulzim Basha do të nisë në janar, do të çimentojnë dhe aleancën e re politike me LSI-në, e cila do të paraqitet sa më shpejt si një grup i përbashkët elektoral që në zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Por që të arrijnë të imponohen si forcë fituese, PD-ja dhe LSI-ja nuk do ta lënë Edi Ramën rehat dhe do ta sulmojnë me të gjitha mjetet. Synimi parësor është samiti i Sofjes në maj, atje ku pritet hapja e negociatave. Ndaj do bëhet ç’është e mundur që Rama mos shkojë ballëlart aty, pse jo, mos mundet të shkojë as si kryeministër (katër muaj jetë i ka dhënë Dokotori – Berisha, në krye të qeverisë).

Pra, opozita synon të sigurojë ose objektivin e rrëzimit të qeverisë, ose të paktën që t’i shkëpusë një marrëveshje që do të jetë konçension për të.

Por një ngutje e Bashës për të shpallur “saldimin” e aleancës PD-LSI si një alternativë e fortë ndaj qeverisë, është edhe projekti i një grupi partish të vogla për t’u mbledhur bashkë me synim kapjen e atij elektorati të moderuar që në zgjedhjet e 15 qershorit iku nga PD-ja dhe sipas gjasave një pjesë tjetër po ikën edhe nga LSI.

Bëhet fjalë për grupimin që do të formojnë Agron Duka, Bamir Topi, Vangjel Dule, Dash Shehi, Ben Blushi, të cilët janë larguar nga opozita meqë e ndjejnë veten të tepërt nga “zaptimi” që i ka bërë asaj LSI-ja e Monika Kryemadhit.

Tashmë Lulzim Basha nuk ka mundësi për t’u treguar bamirës për aleatët e vegjël, siç bëri në zgjedhjet e 25 qershorit, ku i nxori deputetë nga listat e PD-së. Por e vërteta ka edhe një anë tjetër. Partitë e vogla ishin të domosdoshëm për Bashën në kohën e çadrës, kur atë e kishin braktisur të gjithë, madje edhe SHBA e BE-ja. I vetmi aleat i fshehur ishte Ilir Meta që bënte regjizorin jashtë çadre me “qetësi e dashuri”, siç e perifrazoi Edi Rama.

Kreu i PD-së u dha nga një vend deputeti, përveç Agron Dukës, dhe tani aleatët janë si “jashtë sofre” me ardhjen e zhurmshme të LSI-së. Ai shpalli i pari largimin nga opozita duke paralajmëruar formimin e një poli me 10 figura politike që në letër kanë të gjitha gjasat për të qenë një alternativë.

Në vitin 2015 në Tiranë, Gjergj Bojaxhi u imponua si jashtë sistemit dhe arriti të marrë goxha vota. Por në zgjedhjet parlamentare loja ishte polarizuar: brenda dhe jashtë tepsie, apo o me Edi Ramën o kundër tij. Lojën e udhëhoqi jo vetëm Lulzim Basha, por edhe partitë e vogla që i shkuan pas me shpresën se do të imponohen si faktor. Dhe kjo solli që puna e tyre u shit lirë dhe frytet i morën vetëm të mëdhenjtë.

Tashmë, të “vegjlit” kanë menduar “hakmarrjen” dhe duan ta bëjnë shpejt, duke thirrur edhe Bamir Topin e Ben Blushin, të cilët gjithsesi kanë një elektorat jo krejt të papërfillshëm. Vangjel Dulja u largua nga Basha, kur pa që gjërat në Athinë kishin ndryshuar dhe Rama është bërë partner me Tsipras. Interesat e PBDNJ-së po shkojnë drejt qendrës ku ka lëvizur gjithmonë kjo forcë politike, atëherë kur drejtohej nga Vasil Melo.

Agron Duka do të luftojë në Durrës totalisht për vete dhe nuk ka pse t’u japë vota as PR-së së Mediut e as PD-së së Bashës; Dash Shehi gjithashtu me votat e tij në Tiranë; dhe kështu ka gjasa që grupimi i ri – ende pa emër pasi është në formim e sipër – të ketë mundësi reale për të pushtuar hapësirë politike.

Komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për krijimin e një klase politike konstruktive, dhe sikur ky grupim të marrë një “dritë jeshile” nga Uashingtoni dhe Brukseli, do ta kenë më lehtë që të bëhen faktor real.

Nga ana tjetër, Edi Rama mund të “bëjë mrekullira” në Kuvend me votat e Shehit e Dules për zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë apo edhe me institucione të pavarura. Mund të hapë vend në tepsinë e madhe të pushtetit në qendër e rrethe, siç bëri me PDIU-në apo me faktorë politikë lokalë si Ymer Lala në Dibër e Aqif Rakipi në Elbasan.

Të gjitha këto janë rreziqe për opozitën e re, e cila kështu siç është PD+LSI, në letra ka gjasa të rikthehet si alternativë pushteti, siç kanë qenë në vitet 2009-2013. Megjithatë, gjithçka do të varet sa do ta ruajë Kryemadhi LSI-në nga hemoragjia që po i ndodh nga baza në nomenklaturë, siç ishte rasti me këshilltarët e fundit në bashkinë Tiranë.

Ndaj, një “militarizim” i politikës vetëm polarizon situatën dhe kërkon “ushtarë o me ne o kundër nesh”, duke mos lënë vend për një faktor konstrutiv. Megjithatë, gjithçka është në letër, sepse në terren asgjë nuk është kaq e thjeshtë.

Next Post
Ronaldo sërish me çmim, e mund Messin 4-1

Ronaldo sërish me çmim, e mund Messin 4-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In