• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme”, avokati Matlija: Ka mbaruar koha për dialog!

by E B
05/07/2026 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Matlija, pas përfundimit të seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 19 protestuesve të arrestuar pas protestës para Kuvendit, deklaroi se vendimi i Prokurorisë është bazuar në provat e vëna në dispozicion nga policia, ndërsa theksoi se në vijim të hetimeve masat e sigurisë mund të ndryshojnë për disa prej tyre.

Sipas tij, ndaj të arrestuarve janë ngritur pesë akuza: kundërshtim i punonjësit të policisë (paragrafi 2), prishje e qetësisë publike, shkatërrim prone, pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe pengim i qarkullimit.

Avokati bëri edhe një koment politik mbi situatën, duke deklaruar se dialogu mes palëve ka përfunduar.

“Ka mbaruar koha për dialog. Rama ka vendosur të jetë arrogant me publikun. Publiku s’ka pse të dialogojë, aq më tepër kur kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës”, u shpreh ai.

Matlija tha gjithashtu se gjatë seancës janë evidentuar shenja dhune në trupin e disa prej të arrestuarve.

“Në sallë u vunë re shenja dhune për disa prej tyre, shenja në shpatull, këmbë dhe të nxira në sy. Edhe Genti Progni ka pretendime për dhunë dhe ka kërkuar raport mjeko-ligjor”, deklaroi avokati.

Në një qëndrim personal, Matlija u shpreh se protestat e dhunshme nuk kanë rezultuar të suksesshme dhe se duhet ndjekur një model tjetër proteste.

“Protestat e dhunshme nuk kanë qenë të suksesshme, ndaj duhet të ndjekim format e suksesshme të protestave. Protesta reale nuk janë vetëm grupet ekstremiste apo ata që janë në shesh në një kohë të caktuar, por edhe ata që kanë qenë të paktën një herë në protestë, që kanë bërë të paktën një postim apo e kanë mbështetur nga ballkoni.”

Next Post
Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë të Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

Comments 1

  1. Tekniku says:
    3 months ago

    Edhe ti o Brut qe ke mbi dhjete vjet qe tall by then me viktimat e Gerdecit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com