Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp sot ku ka komentuar zhvillimin e protestës në kryeqytet.
Ish-kryeministri thotë se zgjidhja e vetme për situatën kaotike është largimi i kreut të qeverisë, Edi Rama. Berisha i është drejtuar me thirrje për t’iu bashkuar protestës mjekëve e infermierëve për të dëshmuar për nivelin e sistemit shëndetësor.
Ndaj dhe, në këtë orë të historisë, çdo shqiptar midis narkoregjimit të urryer dhe studentëve, realisht liberatorë duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Indiferenca është zgjedhja më e keqe. Ndaj bashkohuni me protestuesit. PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Dhe njëherë, i kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen. Është tërësisht i pashpresë.
Berisha komentoi dhe deklaratën e fundit të kryeministrit Rama, i cili tha se nuk do të jepte dorëheqjen pavarësisht protestave. Kreu i PD tha se Rama ka humbur çdo betejë me qytetarët ndërsa i bëri me thirrje forcave policore që të mos dhunojnë studentët.
“Në një situatë të tillë, u garantoj se Edi Rama ka të humbur çdo betejë. Por Edi Rama ka trashëgiminë e nxirë të xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, daja i tij, që në vitin 1990, në 11 dhjetor në plenumin që u organizua për qëndrimin që do mbahej ndaj studentëve, bënte thirrje për futjen e tankeve, mitralozave dhe ushtrisë.
Ka këtë trashëgimi Edi Rama. Ndaj dhe të bëjë zgjidhjen më mirë. E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa! Mos të përdorë policinë si mish për top. U bëj thirrje anëtarëve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përlyer me drogë dhe krim të japin dorëheqjen. Në të gjitha qytetet e mëdha të vendit janë protestat studentore. U bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve t’i mbështesin ato fuqishëm. I bëj thirrje policisë në ato qarqe, të mos guxojë të prekë studentët”, tha Berisha.


E vetmja gjë që nuk i u plotesua Sali Ramë Berishës (SRB – njesoj si simboli i shkurtër i Serbisë), është se nga kjo katrahurë e kfshlve të tija, policia nuk VRAU asnjë njeri.
Ky është pishmani i vetëm i SRB-së.
Patjetër do që të barazohet me Edi Ramë.
Të paktën të vritet një njeri.
Këti u është rreziku i përseritjes se 2 prillit në Shkodër, ku SRB me UDB, kurdisën Katër të vrarët që ja faturuan policisë.
Ky skenar nuk po i realizohet.