• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat e ardhshme të PD-së, si ëndrrat tona kibernetike

by Ben Andoni
04/02/2024 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni
Në orët e fundit po flitet më në fund realisht për protestat e PD-së dhe mënyrën e organizimit të tyre. Sekretari i PD-së Flamur Noka ka iniciuar nisjen e protestave. Ka një protestë në 10.30 “tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë. Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”. Parlamenti i Shpresës identifikohet poshtë-shtëpia e Berishës. Më në fund, Partia Demokratike (Rithemelimi) po mundohet të tregojë në bazë atë që e thotë prej muajsh, më saktësisht që në verën e shkuar. Prej atëherë, kanë rrjedhë shumë ujëra, kurse kryetari i tyre Sali Berisha ka marrë masën e arrestit në shtëpi në pritje tashmë të hetimeve të mëtejshme të SPAK-ut, por protestat s’kanë ndezur dot.
A janë të domosdoshme sot protestat? A janë bërë protesta? Po janë bërë disa nga Shoqëria Civile por njerëzit i ka lodhur shurdhëria dhe mbi të gjitha cinizmi i politikës së dy krahëve. Me këtë nivel korrupsioni dhe lajmesh SPAK-u, që nuk të lënë të marrësh frymë, pyetja ka qenë pse nuk bëjnë më përshtypje lajmet? Janë provuar disa nga opozita, që kanë treguar një mbështetje shumë të vakët dhe në momentet kur pritej, që figura ‘e anatemuar’ e Berishës të ndihte, por jo vetëm nuk ka ndodhur, por pjesëmarrja e ulët e njerëzve ka qenë karburanti kryesor i sulmeve që i janë bërë PD-së (Rithemelimit), qoftë nga PS-ja por edhe nga PD-ja (Legale). Por, a janë të bindur tashmë se kjo është rruga e duhur? Pas mbylljes së Berishës, njerëzve të sotëm të PD-së së Rithemelimit dhe ata që janë bashkuar nga Basha janë në një përpjekje të pareshtur për të treguar tharmin e tyre. Një pjesë e bën duke e anatemuar sistematikisht Bashën, një pjesë duke e tallur atë, kurse në parlament, përpjekja është se cili të bëjë më shumë zhurmë, që të identifikohet si pjesë aktive e PD-së. Këtu mund të gjendet edhe përgjigjja pse njerëzit qëndrojnë larg. Shqiptarët duan ide dhe opozitë ose më shumë se kaq: artikulime në parlament, të kuptojnë se çfarë po ndodh. Kjo mungon prej javësh të tëra.
Në këtë hulli, në kampin tjetër, punët shkojnë të patrazuara. Ligjet kalojnë, buxheti kaloi, komisionet zhvillojnë punimet online dhe koha po ‘kursehet’ në kuptimin më të plotë të fjalës. Ndërkohë, maxhoranca ka pasur mundësi të përjetojë përmirësimin minimal në vitin 2023 të luftës ndaj korrupsionit, prej punës së SPAK-ut dhe premtimeve të një projekti me inteligjencën Artificiale të Chat GPT, të novacioneve, kthimit të Tiranës, në një qendër të vërtetë inovacionesh etj. Premtime, që i kanë nxjerrë bosh. Për të dytin vit me radhë, Shqipëria hakerrohet deri te faqja online e INSTAT prej “Homeland Justice”. Javë më parë na janë hakerruar të dhëna të tjera të ndjeshme, gjë që e bëjnë Shqipërinë Dixhitale, ende një hapësirë propagande për Ekzekutivin e Tretë Rama. Ndërkohë që maxhoranca ka gjetur një justifikim të radhës dhe të dhënat e Census-it po vonohen, opozita vazhdon të testojë shqiptarët se deri ku mund të shkohet prej drejtimit të miopisë së tyre. Kuptohet, duke e projektuar fajin tek njerëzit pse janë kaq “apatikë”, pa treguar asnjëherë fajin e tyre që e mbajnë partinë kaq të ndarë, apo si ndodh për qeverisjen Rama, që fajin për hakërrimet dhe jo vetëm i projekton gjithnjë jashtë Ekzekutivit. Pak si cinike, për të mos thënë qesharake, por kjo i shkon pikërisht asaj që thoshte dikur Charles de Gaulle:” Kam arritur në një përfundim se politika është një çështje shumë serioze për t’ua lënë politikanëve”. (Javanews)

 

 

Next Post
Erdogan: Turqia mbështet pa kushte Gazën. Synojmë rindërtimin nëse arrihet armëpushimi

Turqia ndërton 7000 shtëpitë e para pas tërmetit, 75,000 shtëpi do të dorëzohen gjatë dy muajve të ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In