• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat dhe aleancat e opozitës si aperitiv politik për 2018

by Alfred Peza
28/12/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kur kanë mbetur edhe pak orë për të mbyllur këtë vit kalendarik, më shumë se për të bërë bilancet e saj politike të një viti që po lemë pas, opozita po nxiton që ti pasurojë ato. Tregues ky se është dukshëm koshiente se ka shumë defiçite që po kërkon ti plotësojë sa e si të mundë, përpara se zhurma e fishekzjarreve që do shoqërojnë ndërrimin e moteve, do bëjnë që ato të harrohen. Paralel me këtë, po rreket që të hapë llogari të reja, për ti bërë përkrahësit dhe mbështetësit e vet të shpresojnë, se vërtetë gjatë 2017 nuk ia arritëm qëllimit, por 2018 do jetë diçka krejt tjetër për ta.

Ndoshta është kjo arësyeja se përse orët e fundit, kemi tre zhvillime kryesore paralele, të gjitha me lëndë nga krahu opozitar: Debatin për raportin dhe aleancën e mundshme PD- LSI. Përgatitjen e opozitës për fillimin e valës së protestave kundër qeverisë Rama dhe aksionin e partive të vogla, për krijimin e një poli të ri në politikën shqiptare.

Nga ana e vet PS, nëse do zgjidhnim edhe për të tri pika kyçe, mund të veçonim: Ia arriti të fitonte e vetme drejtimin e timonit të vendit në 25 qershor; mundi ta zhbllokojë dhe ta fusi në rrugën e duhur për 2018 reformën në drejtësi; e ka rritur në maksimum mundësinë e marjes së datës për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, brenda qershorit të ardhshëm. Kaq do të mjaftonte për çdo mazhorancë, që të bëjë atë që po bën edhe kjo jona. Po e prêt vitin e ri, dukshëm e relaksuar, por pa triumfalizëm.

Ndaj, le të fokusohemi tek tri zhvillimet brenda opozitës që shënjojnë edhe dinamikën e këtyre orëve të fundit politike.

Së pari, ka një debat rreth aleancës së mundshme mes PD e LSI, kalkulimeve rreth saj, dobisë apo përfitimeve më të mëdha për njërën apo tjetrën parti. Inicues i tij u bë fillimisht vetë kryetari demokrat, i cili e mohoi katekorikisht pasjen e një koalicioni apo aleance mes tyre. Kjo nxiti analiza, komente dhe opinione që qasen nga këndvështrime të ndryshme gjykimi dhe interesash. Të gjitha me një emërues të përbashkët: PD-së i duhet të marë në dorë frenat e lidershipit opozitar, duke u ngritur përgjatë 2018, në lartësinë e munguar deri tani të detyrës dhe misionit. Gjitha të tjerat, janë kalkulime, të cilat do të bëhen në kohë dhe rrethana të caktuara politike.

Dilema më e madhe nuk është PD-ja në këtë histori, por LSI-ja. E cila duket se e ka shumë të vështirë për tu orientuar në kushtet e reja politike që të krijon kalimi në opozitë, pas tetë vitesh në pushtet, herë me të djathtën e herë me të majtën që sot e ka përballë. Me siguri që 365 ditët e ardhëshme do ti mjaftojnë për tu kthjelluar dhe rioerientuar. Fillimisht duke u ulur me këmbë në tokë, e më pas për tu ringritur, pa mllef dhe tërsëllima.

Së dyti, çështjen e protestave të PD dhe opozitës në tërësi që marin vrull në nëntor, për të bërë provat në 18 dhjetor, e për të nisur më pas në javvën e tretë të janarit siç tha Lulzim Basha sot… sigurisht që askush nuk e mer seriozisht. As edhe vetë militantët më të zjarrtë të PD që e kanë gati profesion pjesëmarrjen në to. Për arësyen e thjeshtë, se protestat e mitingjet nuk janë thjeshtë çështje kalkulimesh kalendarike, për të shtyrë sa më shumë kohë politike, duke bërë sikur po e mban të ndezur zjarrin opozitar. Fryma e protestës ose ngjizet ose nuk ngjizet. Ajo ose ekziston, ose nuk ekziston. Pa harruar se historia e këtij çerek shekulli pluralizëm shqiptar, ka treguar se qeveritë nuk rrëzohen me protesta, por me votë.

Së treti, tentativa e disa partive të vogla politike, të majta apo të djathta, me apo pa përfaqësim në Kuvend që po tentojnë të organizohen për të krijuar një pol të ri politik gjatë vitit të ardhshëm, duket edhe si ndërmarrja më romantike e këtij muaji. Eshtë një histori që është shumë e bukur për të qenë një ditë e vërtetë, si të gjitha romancat politike në fakt. Na bëjnë që ti shohim me admirim, por duke menduar se do ketë plot të të tjerë që do i mbajnë në këmbë, kurrë nuk i kemi votuar vetë. Gjithësesi, gjithë këto vite na kanë bërë të besojmë se ky është një truall politik dhe elektoral, që nuk është treguar shumë bujar dhe klima duket se e pashëndetëshme për nisma të tilla. Por, duken shumë interesante për ta parë që të funksionojë vërtetë përgjatë 2018.

Të gjitha këto tendenca dhe grimca politike, më shumë sesa lëndë për të ngjizur zhvillime të rëndësishme, duken si një gotë aperitivi për stomakët e zbrazët të mediave, përpara fillimit të gostisë së madhe dhe reale të festës. Ndaj, le ta konsumojmë si të tillë, thjeshtë për të ngacmuar oreksin përpara pijeve më të rënda, që me siguri do të na bëjmë që ti harrojmë shpejt, edhe ëndrrat politike të dhjetorit. (AlpeNews.al)

Next Post
Çmendet i riu në Berat, kapet në flagrancë duke rrahur të atin

Nuk ndalet dhuna në familje, djali rreh babain në Cerrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

April 27, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Studentët si matës të kontratës kushtetuese

April 27, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

April 27, 2026
Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

Çmimet e bagazheve dhe vendeve rriten| Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin

April 27, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Puna e SPAK-ut gjatë vitit 2025, Klodian Braho raporton sot para KLP-së

April 27, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, cilat janë shenjat e favorizuara

April 27, 2026
Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, fokusi tek integrimi në BE

April 27, 2026
Emrat/ Të gjithë ‘tradhëtarët’ e Ilir Metës që kanë ‘mëkatuar’ me partinë

A do e takojë Ilir Metën-Monika Kryemadhi? Flet avokati Kujtim Cakrani

April 27, 2026
Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

Në GJKKO zhvillohet gjyqi në themel, Veliaj kërkesë për transmetimin live të seancave

April 27, 2026
Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

Pallati Buckingham: Vizita e Mbretit Charles në SHBA do të realizohet sipas planit

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In