• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat dëmtojnë autobusët, shërbimi me kapacitet të reduktuar! Ndërprerja e transportit, në varësi të situatës!

by A. Q
16/10/2026 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëmtimi i autobusëve të transportit publik gjatë protestave në Tiranë ka sjellë reduktim të kapaciteteve në shërbim.

Xhama të thyer dhe mjete të zhgaravitura me bojë kanë detyruar operatorët të tërheqin autobusët nga qarkullimi dhe t’i dërgojnë në park. Në një proponcim për TV SCAN, kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërurban, Dashnor Memaj thotë se pas ndërprerjes së një dite më parë shërbimi ka rifilluar, por një pjesë e flotës mbetet jashtë funksionit për kontrolle dhe riparime.

“Transporti publik dje ka patur një shkëputje të shërbimit gjatë ditës për shkak të protestave duke qenë se në disa momente janë dëmtuar autobusë, janë thyer xhama, janë zhgaravitur me bojëra të të ndryshme ku ne jemi detyruar pastaj të përheqim flotën e mjeteve dhe t’i dërgojmë drejt parkut. Sot aktualisht transporti publik ka funksionuar. Jo me kapacitet plotë po themi, se ato autobusë të cilët janë dëmtuar kanë nevojë për shërbim, për t’u kolauduar, për t’i parë dhe për t’i vënë në shërbim. Rrejdhimisht gjatë ditës do e shikojmë për çdo ndodhi, ne duhet të jemi të përgatitur që mos dëmtohen mjetet e t’i tërheqim përsëri në park”, – tha Memaj.

Pas tri ditësh protestash, operatorët po ndjekin situatën për të vendosur mbi vijimin e qarkullimit. Sipas Memajt, dëmtimet dhe tërheqja e mjeteve shtojnë kostot e aktivitetit, ndërsa mbetet ende e pazgjidhur edhe çështja e subvencionit të premtuar nga institucionet për rritjen e çmimit të naftës, informon A2CNN.

“Aq më tepër që edhe pengimi i qarkullimit apo tërheqja e autobusëve në park do të thotë kosto të shtuara për operatorët, kosto të shtuara në tërsi për dëmtimin e mjeteve. Ne e mirëkuptojmë se është situata e protestave, ka dhe dëmtime, por duke qenë se përballemi me kriza të vazhdueshme, nuk arrijmë dot t’i nxjerrim me kapacitet të plotë autobusët dhe të shërbejnë siç duhet”, – tha Memaj.

Shoqata paralajmëron se, në rast të përplasjeve dhe dëmtimeve të tjera, autobusët mund të tërhiqen sërish në park, ndërsa kërkon nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave që do të mundësonte mbështetjen financiare.

Next Post
Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

Dhuna në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com