• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protestat anti-qeveritare në Iran, Amnesty International: 106 të vrarë brenda një jave

by Java News
20/11/2019 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 njerëz në protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare që nga e premtja, katër herë më i lartë se sa numri i viktimave gjatë protestave të fundit masive në Iran dy vjet më parë.

Në një intervistë të së martës me shërbimin persian të Zërit të Amerikës, studiuesja e organizatës Amnesty International për Iranin, Raha Bahreini, tha se organizata për të cilën ajo punon ka përcaktuar se forcat e sigurisë vranë 106 protestuesë bazuar në historitë e dëshmitarëve okularë, videot e publikuara në mediat sociale dhe raportet e aktivistëve iranianë në mërgim. Ajo tha se Amnesty International së shpejti do të publikojë hollësitë e incidenteve që çuan në vrasjen e protestuesve në qytete të ndryshme të Iranit.

Shërbimi në gjuhën persiane i Zërit të Amerikës ka konfirmuar në mënyrë të pavarur vrasjet e të paktën shtatë protestuesve nga forcat iraniane të sigurisë të shtunën. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se disa njerëz janë vrarë përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë në protestat që filluan të premten dhe u përhapën në dhjetëra qytete të tjera të vendit. Por qeveria iraniane nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të personave të vrarë.

Protestat shpërthyen në përgjigje të një vendimi të premten, për rritjen me 50 për qind të çmimit të karburantit të subvenciunuar nga qeveria. Shumë iranianë e shohin këtë rritje si një barrë tjetër mbi ta në një kohë të përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Bahreini tha se Amnesty International u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që t’i bëjnë thirrje urgjente Iranit që t’i japë fund shtypjes së dhunshme të protestave dhe të respektojë të drejtat e iranianëve për liri të shprehjes dhe tubimit.

Irani shtypi me dhunë valën e fundit të protestave mbarëkombëtare që përfshiu vendin nga fundi i dhjetorit të vitit 2017 deri në fillim të janarit të vitit 2018. Të paktën 22 njerëz u vranë në operacionet për shtypjen e atyre protestave, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut me korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhimin./Voa/

Next Post
Bregu shtrëngon duart me Presidenten e re të KE në Zagreb, flet për integrimin e Ballkanit në BE

Bregu shtrëngon duart me Presidenten e re të KE në Zagreb, flet për integrimin e Ballkanit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In