• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, “valsi” i zakonshëm i kësaj opozite

by Artur Ajazi
11/07/2024 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E vetmja gjë që akoma ithtarët e Berishës nuk kanë kuptuar, mbetet thirrja për “protestë”. Shumica e tyre e marrin për “revolucion”, pasi marrin me vehte molotovë, shashka, hunj, etj. Dhe nuk kanë faj. Shpesh ish-lideri historik e ka ndryshuar termin “protestë popullore” në “revolucion popullor”.

Janë dy thirrje krejt ndryshe, që u përkasin kohërave dhe vendeve të ndryshme. E para i përket vendeve demokratike, të qytetëruara, dhe e dyta vendeve nën diktaturë. Këtë ngatërron shpesh me (pa)dashje Berisha, duke i futur në labirinthe të tjera mbështetësit e tij.

Në këto afro 3 dekada e ca, Partia Demokratike, kurrë nuk ka ditur të bëjë as protesta të qytetëruara, dhe as revolucione popullore. Edhe pse stafi më i ngushtë i Berishës, mundohet ti sqarojë mbështetësve edhe kësaj here se “do të protestojmë fuqishëm me të gjitha mjetet demokratike deri në rrëzimin e kësaj qeverie”, sërish nuk u thotë atyre se “do të dalim nja 2 orë me flamujt dhe vulën e marrë në bulevard, dhe do të shkojmë si çdo natë poshtë ballkonit tek rrugica”. Edhe pse shumica e atyre që ka sot pranë Berisha, e njohin mirë çfarë është “revolucioni popullor” pasi e kanë nga lënda e “Marksizmit” që kanë dhënë provim në shkolla para 1990, sërish e bëjnë lëmsh shpjegimin.

Por le të kthehemi tek protesta. Prej 2 javësh në rrethe, u është shpjeguar dhe kërkuar njerëzve të bazës të “vijnë me makina dhe mjete të tjera në 11 Korrik në orën 20.00 në Tiranë”. Natyrisht nuk kanë munguar edhe “honoraret”, siç është bërë gjithmonë në raste të tilla. Megjithatë kjo protestë mes vapës, nuk mendoj se do të sjellë asgjë tjetër veç faktit se, Berisha do të “lehtësohet” disi tek ka mësuar se “do të vijnë edhe kësaj here njerëz në bulevard”. Dhe nuk kanë faj, pasi janë dëndur me premtime dhe deklarata fitoresh, gjithmonë kur ish-lideri ndjehet se e ka “një hall”. Prej 2013 deri sot, bazës u është thënë me mijëra herë se “ne do ta rrëzojmë qeverinë e Ramës, ne do të vijmë në pushtet”. Gjithmonë atyre u është premtuar se “ ja kjo protestë do të jetë aq e fuqishme, sa do ta detyrojë Edi Ramën të largohet”.

Dhe ja vitet ikin, Rama fiton mandatet njëri pas tjetrin, dhe PD-ja mbeti atje ku është edhe sot. Kësaj opozite i ka mbetur të merret me ish-liderin historik dhe protestën e bulevardit. Mes kaosit dhe paqëndrueshmërisë politike, opozita vjen sot më e zbrazur se kurrë në ide, alternativa, programe zhvillimore, dhe figura të besueshme. Berisha së fundi, edhe pse në “arrest shtëpiak”, ka bërë “rrokadë” edhe tek të dërguarit në rrethe, drejtuesit politikë, që do të pergatisin fushatën e “fitores” për 2025.

Një tjetër lëvizje kjo, që ka shkaktuar zemërim tek anëtarësia. Kjo për faktin sepse ka nisur drejt bazës, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me qytetin apo zonën e caktuar nga Berisha. Në njëfarë mënyre, ky do të jetë si një “shkak” nga ku Berisha do të nxjerrë nesër “humbësit e betejës elektorale mes tij dhe Edi Ramës”. Padyshim pastaj nis gjithçka nga e para. Nuk do të njihet humbja e rradhës, do të akuzohet qeveria, kryeministri, faktori ndërkombëtar, dhe do të nisin edhe njëherë “protestat e fuqishme popullore”. Ky ka qenë dhe mbetet “valsi i zakonshëm opozitar”, i një partie e cila po atrofizohet çdo ditë, përballë pamundësive për tu prezantuar denjësisht para mbështetësve të saj si partie pushteti

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

“Pemët kanë rrënjë, njerëzit kanë këmbë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

“Më ndihmove të jetoja”, publikohen letrat e panjohura të Oriana Fallacit, 20 vjet pas vdekjes së saj

September 2, 2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

September 2, 2026
Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…

September 2, 2026
U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

U shkarkua nga Veliaj, Sulaj falenderon Ramën dhe ‘zbulon’ kandidaten për Tiranën: Do ta mbështes në fushatë!

September 2, 2026
Lot, lule dhe qirinj në vendin ku humbën jetën dy të rinjtë në Vlorë, shokët: Na dhemb shpirti

Tragjike në Shkodër! Makina përplaset me motorin, vdes në vend 17-vjeçari

September 2, 2026
Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë për të përfituar!

Kompensimi i fermerëve përmes autofaturës, Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

September 2, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

PD akuza qeverisë: I shpalli “luftë” drejtësisë, u bllokon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

September 2, 2026
Çelet thirrja e strehimit social, përfitojnë 847 familje në 22 bashki, për të riparuar çatinë apo izoluar muret

Blerja e banesave, bankat dhanë 50% më shumë kredi në korrik

September 2, 2026
Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

Irani dhe Rusia bashkojnë forcat për një raketë supersonike, synohet goditja e objektivave amerikane

September 2, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Veliaj ka mandat dhe stilolaps, por a i përdor dot?!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com