Një gazetar është plagosur në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme. Sipas raportimeve të gazetarëve një reporter i JOQ ka mbetur i lënduar pasi nga protestuesit hidhen vazhdimisht sende të forta. Më herët një polic u largua pasi dhe ai u godit duke marrë plagë jo të rënda.
Gjithashtu dhe një qytetar ka humbur ndjenjat. Gazetaret raportojnë se dhe Stresi ka mbetur i plagosur nga hedhja e sendeve të forta, ndërsa shumë prej protestuesve kërkuan ujë për ti ardhur në ndihmë./a.p