• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta te shkolla “Gustav Majer”, bashkia: Në shtator totalisht e rikonstruktuar

by A R
14/02/2019 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot ndaj protestës së prindërve për mbylljen e shkollës ‘Gustav Majer’.

“Në vijim të punës për përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e të gjitha institucioneve arsimore, Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”. Ky rikonstruksion, i cili do të zgjasë për një periudhë kohore deri në 6 muaj, është i domosdoshëm për shkak të nevojës për ndërhyrje në sistemin qendror të ngrohjes, nyjeve sanitare dhe kushteve të palestrës.

Por, nisur nga shqetësimi i drejtë i disa prej prindërve të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, të cilët do të duhet ta zhvillojnë mësimin në një shkollë tjetër për shkak të rikonstruksionit të saj, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se arsyeja e ndërhyrjes në këtë periudhë të vitit në këtë shkollë është sigurimi i kohës së nevojshme për të kryer të gjitha punimet e parashikuara, në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të çelë dyert për nxënësit e saj në shtator 2019″ – shkruan Bashkia në njoftim.

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, ndër të tjera përfshin:

– Ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit;

– Rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare;

– Rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit;

– Sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza;

– Hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës;

– Vendosjen e ndriçimit LED.

Sistemimi i nxënësve për vazhdimin e përkohshëm të mësimit në një shkollë tjetër kryhet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës. Punimet për rikonstruksionin e shkollës “Gustav Majer” do të nisin pas datës 18 shkurt, vetëm pasi DAR-i të ketë sistemuar të gjithë nxënësit.

Bashkia e Tiranës dëshiron mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë prindërve të nxënësve që frekuentojnë shkollën “Gustav Majer”, që rikonstruksioni i saj të fillojë brenda këtij muaji, pasi ndërhyrjet në godinë kërkojnë një kohë dy herë më të gjatë se sa periudha 3 mujore e pushimeve verore.

/a.rada

Next Post
Miliarderi i njohur amerikan akuzohet për trafik droge

Miliarderi i njohur amerikan akuzohet për trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos 50-vjeçarin e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar! I dyti nuk gjendet në…! (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos 50-vjeçarin e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar! I dyti nuk gjendet në…! (FOTO)

September 26, 2026
Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

September 26, 2026
Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

September 26, 2026
Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

September 26, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

“Do takohemi me rusët!”- Zelensky zbulon propozimin amerikan: Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mes edhe Kina

September 26, 2026
Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

September 26, 2026
Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com