• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta te Kuvendi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Individë të caktuar kryen akte dhune, shqetësues përdorimi i forcës nga policia

by E B
03/07/2026 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur shqetësim për përshkallëzimit të dhunës gjatë protestës së zhvilluar në 2 korrik 2026 para Kuvendit të Shqipërisë.

Përmes një reagimi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dënuar dhunën e disa personave të veçantë gjatë tubimit, por edhe përdorimin e forcës ‘joproporcionale’ nga ana e Policisë.

Në reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, evidentohet si problematik përdorimi i gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës e grushtave dhe shtrirja në tokë e protestuesve.

Sipas KShH, referuara standarteve të Gjykatës së Strasburgut, përdorimi i mjeteve kimike pa paralajmërim dhe pa lënë kohë për shpërndarje vullnetare, mund të përbëjë keqtrajtim dhe ndërhyrje joproporcionale në tubim.

Reagimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në vijim të monitorimit në terren, të protestës së zhvilluar më 2 korrik 2026 përpara Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e situatës, aktet e dhunës të kryera nga individë të veçantë, si dhe për përdorimin e forces joproporcionale nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.

KShH rithekson se e drejta për tubim dhe protestë paqësore është një e drejtë themelore e garantuar në nenin 47 të Kushtetutës së RSH dhe nenin 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Detyrimi i institucioneve shtetërore nuk kufizohet vetëm në lejimin formal të protestës, por përfshin edhe krijimin e kushteve që qytetarët ta ushtrojnë këtë të drejtë në mënyrë të sigurt dhe pa u ekspozuar ndaj përdorimit të panevojshëm ose joproporcional të forcës.

Nga monitorimi i KShH rezulton se protesta kishte karakter kryesisht paqësor dhe situata ishte nën kontroll për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, aktet e dhunshme[1] të kryera nga individë të veçantë nuk mund t’i atribuohen automatikisht të gjithë protestuesve. Në raport me nenin 11 të Konventës Evropiane, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se aktet e izoluara të dhunës (hedhja e vezëve, gurë nga individë të veçantë) nuk ia heqin tubimit karakterin paqësor në tërësi dhe as nuk i heqin mbrojtjen pjesëmarrësve paqësorë (Kudrevičius [DHM]; Ziliberberg k. Moldavisë, 2005; Frumkin k. Rusisë, 2016).

KShH vëren me shqetësim se, pas incidentit me automjetet që tentuan të dilnin nga ambientet e Kuvendit, sjellja e forcave të policisë ndryshoi në mënyrë të menjëhershme. Sipas monitorimit në terren, brenda një kohe të shkurtër u kalua nga një situatë e qetë te rrethimi dhe shtyrja e protestuesve dhe më pas te përdorimi i gazit lotsjellës.

Veçanërisht shqetësues është fakti se përdorimi i gazit lotsjellës, sipas vëzhgimit në terren, nuk u parapri nga një paralajmërim publik me një qendër zëri dhe rrjedhimisht as nga dhënia e një kohe të arsyeshme për shpërndarje vullnetare. Përdorimi i mjeteve të tilla, të cilat prekin në mënyrë të padiferencuar edhe protestuesit paqësorë, gazetarët, vëzhguesit dhe persona të tjerë të pranishëm në protestën e djeshme, duhet të ishin masë e fundit, e domosdoshme dhe proporcionale. Referuara standarteve të Gjykatës së Strasburgut, lidhur me nenin 3 dhe 11 të KEDNJ, përdorimi i mjeteve kimike pa paralajmërim dhe pa lënë kohë për shpërndarje vullnetare mund të përbëjë keqtrajtim dhe ndërhyrje joproporcionale në tubim (Abdullah Yaşa dhe të tjerë k. Turqisë, 2013; Ataykaya k. Turqisë, 2014; Oya Ataman k. Turqisë, 2006). Ligji ynë nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në nenin 12 dhe 32/3 parashikojn se paralajmërimi është parakusht i detyrueshëm para përdorimit të forces.

KShH shpreh shqetësim të veçantë për rastet e vëzhguara të përdorimit të forcës ndaj personave që ishin neutralizuar dhe ndodheshin në tokë. Përdorimi i shkopinjve të gomës, goditjeve, grushteve apo formave të tjera të forcës ndaj personave të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga disa punonjës policie që nuk paraqesin më rrezik dhe nuk bëjnë rezistencë është i papranueshëm dhe kërkon hetim të menjëhershëm, të pavarur dhe efektiv. Standartet e elaboruara të GJEDNJ-së lidhur me nenin 3 të KEDNJ nënvizojnë se përdorimi i forcës ndaj një personi tashmë të neutralizuar dhe pa rezistencë përbën trajtim çnjerëzor ose poshtërues; goditjet në fytyrë dhe poshtërimi e cenojnë rëndë dinjitetin (Bouyid k. Belgjikës [DHM]; İzci k. Turqisë, 2013).

 

Next Post
“Do ju djegim të gjallë”!: “Koha e ushtarëve të vdekjes”!

“Do ju djegim të gjallë”!: "Koha e ushtarëve të vdekjes”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INTERVISTA/ Aleksandër Çipa: Dritan Demiraj, si Belul Çelo…

VIDEO / Rrëfehet Aleksandër Çipa: Historia e dashurisë dhe momenti kur iu afrua vdekjes

August 26, 2026
Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

Ethet e Nilit/ Pacienti ‘zero’ në Korçë, ISHP nis hetimin epidemiologjik

August 26, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

August 26, 2026
Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria, dalin pamjet nga Rinasi, Lamallari: Vijojmë punën për..

August 26, 2026
Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

Ndërron jetë i burgosuri në Fier, pjesë e grupit që pastronte paratë e kokainës në Belgjikë

August 26, 2026
Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

Shtatë të vrarë në Gaza, sulmi izraelit shkatërron magazinën me ndihma

August 26, 2026
Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

Zjarr në Linaj të Malësisë së Madhe, digjen 3 shtëpi, detajet e para

August 26, 2026
Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

Ligjet u ndryshuan, siguria e grave jo

August 26, 2026
Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

Kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, aplikimet nisin më 27 gusht

August 26, 2026
Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

Britania rishikon azilin për shqiptarët e trafikuar, puna dhe kushtet ekonomike ndër faktorët e rrezikut

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com