• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta të dhunshme në SHBA pas vrasjes së afro-amerikanit nga policia

by A R
22/09/2016 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Karolinës së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Sharllotë, për shkak të përleshjeve të rënda midis protestuesve dhe policisë.

Dhuna ka vazhduar për të dytën natë, pasi protestat mbi vrasjen e një afrikano-amerikani kanë dalë jashtë kontrollit.

Një protestues është në gjendje kritike, pas një incidenti me armë midis civilëve, thanë autoritetet e qytetit.

Protestuesit janë të zemëruar me vrasjen e Keith Lamont Scott, 43 vjeç, të martën nga policia.

Policia ka thënë se Scottit i është kërkuar disa herë të lëshojë armën e dorës përpara se është qëlluar, por familja e tij ka këmbëngulur se ai ka qenë i paarmatosur dhe duke lexuar libër në atë kohë. Dëshmitarët kanë thënë se ai i ka pasur duart lart, raporton Rel.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Pat McCrory, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe njerëz të tjerë, kanë thyer dritare dhe kanë vendosur zjarre të vogla.

Kryetarja e Sharllotës, Jennifer Roberts, apeloi për qetësi, duke thënë se Sharllota ka qenë gjithmonë vendi ku njerëzit mund të kenë dialog paqësor.

“Ne nuk jemi kështu”, tha ajo në një intervistë për televizionin CNN.

Protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, por më pas kanë nisur të hedhin shishe dhe fishekzjarrë në drejtim të policëve, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Forca vdekjeprurëse e policisë kundër afrikano-amerikanëve ka qenë shkak i protestave në gjithë SHBA-në, që dy vjet.

Një tjetër afrikano-amerikan, Terence Critcher, është vrarë nga policia në Tulsa të Oklahomas të premten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar në telefon me kryetarët e Sharllotës dhe Tulsës.

Shtëpia e Bardhë tha se të tre liderët janë pajtuar se protestat duhet të jenë të qeta dhe se presidenti ka ofruar çdo ndihmë të nevojshme për të dyja qytetet.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se vrasjet “janë të padurueshme dhe duhet të bëhen të patolerueshme”.

Kandidati republikan, Donald Trump, reagoi në Twitter, duke thënë se “situata në Tulsa dhe Sharllotë është tragjike”. “Duhet të bëhemi bashkë për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri”, tha Trump.

Gazeta Washington Post ka raportuar për më shumë se 700 vrasje të të dyshuarve për vepra penale nga ana e policisë këtë vit; 163 prej tyre kanë qenë afrikano-amerikanë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për bojkotimin e bizneseve me pronarë të bardhë në Sharllotë.

Ata thonë se numri i madh i afrikano-amerikanëve të vrarë nga policia është simptomë e racizmit në Shtetet e Bashkuara. Po sipas tyre, afrikano-amerikanët përballen me mungesa të mëdha të vendeve të punës dhe të mundësive në arsim.  /Rel/a.m.

Next Post
Dëmtohet Leo Messi

Dëmtohet Leo Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com