• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta të dhunshme në SHBA, arrestohen mbi 80 persona

by Java News
18/09/2017 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 80 persona janë arrestuar në qytetin St. Luis në SHBA natën e tretë të protestave të dhunshme atje, pas shfajësimit të një oficeri të policisë i cili qëlloi për vdekje një njeri me ngjyrë.

Jason Stockley 36 vjeç, u shpall i pafajshëm ditën e premte në lidhje me vrasjen e Anthony Lamar Smith pasi u qëllua nga një patrullë policie pas një ndjekjeje në 2011-n. Gjatë ditës protestat nuk kanë qenë të dhunshme por tensionet janë shtuar gjatë natës. Policia e St Louis deklaroi se mbi oficerët e policisë janë hedhur lëndë kimike dhe gurë por nuk ka të lënduar rëndë.

“Sot e pamë sërish që shumica e protestuesve nuk janë të dhunshëm, por në ditën e tretë rresht të protestave gjërat kanë ecur mirë ditën por janë përshkallëzuar gjatë natës”, tha kryebashkiakja e St Louis, Lyda Krewson. Protestat filluan të premten menjëherë pas vendimit të gjykatës. Për shkaqe sigurie u anuluan koncertet e grupit “U2” dhe këngëtarit Ed Sheeran që priteshin të mbaheshin në St Louis.

Smith ishte baba i një fëmije dhe priste të martohej, por u vra në 20 dhjetor të 2011-s. Departamenti i policisë së St Louis fillimisht deklaroi se vrasja e tij ishte e justifikueshme. Stockley e la policinë dhe lu largua për në Texas në 2013-n. Por, hetimet vazhduan dhe ai u akuzua vitin e kaluar pasi prokurorët kishin gjetur disa prova të reja të paspecifikuara. Stockley dhe partneri i tij atë natë, thanë se e qëlluan Smith sepse besuan se ai ishte i përfshirë në një shkëmbim droge që po ndodhte jashtë një restoranti.

a.ç

Next Post
Tabaku-Kryemadhit: LSI sulmon ligjin e arsimit të lartë për vota, pse heshtët deri tani

PD do të kalojë në skaner superministritë, Tabaku: Interpelanca me të gjithë ministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

August 3, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

August 3, 2026
Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

August 3, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

Teherani përgënjeshtron, Izraeli ‘tërbohet’, Trump: Kemi ujdi me Iranin për Hormuzin, kurse bërthamori…

August 3, 2026
Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

Edhe Patosi në protestë: Nuk duam të bashkohemi me Fierin. Kemi statusin e…

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com