• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

by E B
21/06/2026 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria që është lodhur nga korrupsioni, arroganca dhe nga një sistem ku ligjet shkruhen për pakicën dhe faturën e paguan shumica”, tha të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa reagoi pas protestës qytetare që u mbajt të shtunën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo tha se legjitimiteti moral i kryeministrit Edi Rama është në fazën e fundit.

Deklarata e Tabakut në rrjete sociale

Game Over! Loja ka Mbaruar

Dje Shqipëria u derdh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dëshmuar se legjitimiteti moral i kësaj shumice dhe arroganca e kësaj qeverie kanë hyrë në fazën e fundit të tyre.

Një komb i tërë zbriti në shesh për t’i treguar pushtetit se sistemi i ngritur gjatë viteve të qeverisjes socialiste, me ligje të porositura, me kapjen e shtetit dhe me privilegje për një pakicë, ka prodhuar një Shqipëri më të varfër dhe një demokraci më të dobët. Një sistem ku interesat e pak njerëzve janë vendosur mbi interesat e shumicës.

Mbrëmja e djeshme ishte dëshmia më e qartë e asaj që mund të prodhojë liria. Një Shqipëri europiane nuk ndërtohet vetëm me dokumente dhe negociata, por me qytetarë të lirë që ngrihen për të mbrojtur vendin e tyre. Në shesh ishin shqiptarë të çdo bindjeje, krahine, profesioni e moshe, të bashkuar nën flamurin kuqezi dhe rreth një kërkese të vetme: largimin e një sistemi që ka humbur lidhjen me qytetarët dhe zhbërjen e ligjeve që e kanë ushqyer atë.

Folën ata që punojnë dhe nuk ecin dot përpara. Folën të rinjtë që duan të ndërtojnë jetën këtu dhe jo të largohen. Folën pensionistët që kanë punuar një jetë të tërë dhe sot numërojnë lekët. Foli shtresa e mesme që paguan gjithnjë e më shumë taksa, ndërsa privilegjet shpërndahen gjithnjë e më pak.

Dje në shesh nuk ishte një parti. Dje në shesh ishte Shqipëria! Shqipëria që është lodhur nga korrupsioni. Shqipëria që është lodhur nga arroganca. Shqipëria që është lodhur nga një sistem ku ligjet shkruhen për pakicën dhe faturën e paguan shumica.

Por sapo dita e re nisi, mekanizmi i vjetër i pushtetit u vu sërish në lëvizje. Tabelat dixhitale të fletërrufeve dacibao filluan të ekspozojnë emra, biografi dhe histori personale të protestuesve. Rojtarët dhe nëpunësit e Pallatit të Ëndrrave u përpoqën të diskreditojnë qytetarët që kishin mbushur sheshin, sikur një qeveri e zhytur në korrupsion të kishte autoritetin moral për të gjykuar të tjerët.

E njëjta shumicë që shpenzoi fonde publike për të manipuluar perceptimin dhe për të ndërtuar makinerinë e saj propagandistike, sot përpiqet të shesë si legjitimitet atë që në fakt e ka humbur prej kohësh: besimin e qytetarëve. E njëjta që sot po hetohet nga SPAK për 50% të PPP-ve si të korruptuara.

Shqiptarët treguan dje se dinjiteti i tyre nuk blihet dhe nuk frikësohet. Se forca e qytetarëve të bashkuar është më e madhe se çdo aparat propagande, më e madhe se çdo teknikë e vjetruar e frikësimit dhe më e madhe se çdo përpjekje për të ndalur ndryshimin.

Dhe ndërsa qytetarët protestonin, qeveria vazhdonte të qeveriste për të njëjtët përfitues. Në heshtje, ajo depoziton për konsultim publik një projektligj që fal detyrime fiskale për investitorët strategjikë, të njëjtët që prej vitesh kanë përfituar privilegje.

Pasi kanë helmuar ekonominë me paratë e korrupsionit dhe krimit. Pasi kanë rënduar familjet shqiptare me taksa e kosto jetese. Pasi kanë shtyrë qindra mijëra të rinj drejt emigrimit. Sot kërkojnë t’u japin privilegje të reja po të njëjtëve njerëz që kanë përfituar gjithçka nga ky sistem.

Prandaj dje në shesh ishte Shqipëria e harruar. Shqipëria që punon, paguan taksa dhe nuk kërkon privilegje. Shqipëria që është lënë pas dore nga një qeveri që kujdeset vetëm për klientët e saj.

Kjo është një betejë mes shumicës së shqiptarëve që punojnë ndershmërisht dhe një pakice që pasurohet nga pushteti.

Mes Shqipërisë së zakonshme dhe Shqipërisë së privilegjuar.

Mes të ardhmes dhe një sistemi që ka mbaruar.

Dhe ajo Shqipëri dje i dha kryeministrit një mesazh të qartë:

Loja ka mbaruar”

Next Post
Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com