• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, si marshimi “antisovjetik” i 1960

by Artur Ajazi
08/07/2022 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ishte nëntori i vitit 1960, kur Enver Hoxha bashkë me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, mori pjesë në mbledhjen e 81 partive komuniste, e cila shënoi prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, dhe de fakto daljen nga Traktati i Varshavës. De jure Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës vetëm 8 vjet më vonë. Edhe protesta e 7 Korrikut, nuk e di, pse më duket si ato marshimet “antisovjetike” që bëheshin shpesh ato ditë pasi Enver Hoxha “u theu brinjët revizionistëve”, dhe u lidh me Kinën. Sali Berisha e di mirë historinë e 45 viteve nën komunizëm. Ai e ka jetuar, shijuar dhe propoganduar me të madhe vijën e partisë, ka bërë analiza të thella politike lidhur me situatat e ndera që kalonte asokohe ai sistem.

Ai është njeriu më “adap”, që e di mirë kur duhet protestuar, kur duhet reaguar, sa duhet të qëndrosh kryetar partie, sa duhet të qëndrosh në pushtet, etj…. Për Sali Berishën të qenit kryetar partie nuk ka as moshë, as kriter, dhe as ligj që e ndalon. Po ashtu edhe marrja, mbajtja dhe rikthimi në pushtet, nuk njeh as moshë dhe  as moral. Mund të abuzosh, të vjedhësh, të pasurohesh, të vrasësh dhe baltosësh, dhe sërish mund të ketë të drejtën ish-lideri, të kërkojë rikthimin në krye të partisë apo dhe në pushtet. mbledh ca firma, mbledh edhe ca ithtarë, mbush ndonjë bulevard apo shesh, u tregon atyre përralla me flamur, dhe kërkon nga turma “të qëndrojmë ballëlart dhe të paepur para armikut”.

Dhe armikun, e shpalli, pikërisht në protestë, ashtu si dikur Enveri shpallte “armik të socialismit” Nikita Hrushovin. Në Shqipëri, nuk e di përse historia gjithmonë përsëritet, dhe kjo vjen sepse mentaliteti i të qenit dhe bërit politikë, u duket atyre që kapin majat e pushtetit, nuk ka limite. Sali Berisha e ka deklaruar edhe para 10 vitesh se “do të jem në politikë edhe për 30 vitet e tjera”. Dukej si e pabesueshme.

Madje disa thanë se “ky tallet me ne”. Por e kishte seriozisht. Dhe ja sot ai, edhe pas 32 vitesh që bën dhe konsumon politikë dhe pushtet, sërish sot është në politikë. Dhe as nuk ka ndërmend të largohet, sepse e ka gjetur “kauzën” e cila do ti sigurojë atij përjetësinë, “luftën ndaj Ramës, krimit, korrupsionit, shovinizmit”, etjj.. Sali Berishën,do ta kishte zili edhe vetë Enver Hoxha, nga mënyra se si e kopjon dhe ndjek  deri në përsosje vijën e tij drejtuese në parti. Edhe në protestën e 7 Korrikut, Berisha dukej i kënaqur, sidomos kur me flamurin kombëtar, bëri 3-4 herë xhiro në tribunë, ndërsa “populli priste fjalimin e tij programatik”. Nga andej, ai shpalli Edi Ramën armik, dhe u betua se “shumë shpejt do ta largojë nga pushteti”, edhe pse kryeministri  i këtij vendi, çdo javë po inaguron vepra të reja investimesh në çdo krahinë të vendit.

Më mirë se kaq nuk bëhet në fakt. Nga njër anë kemi një Berishën të rikthyer që ngazëllehet tek mbledh nja 5 mijë vetë në shesh, duke u mbushur mëndjen se “jemi në rrugë të mbarë si opozitë”. Dhe nga ana tjetër, shohim  një kryeministër, që “nuk i zënë këmbët dhe” siç thotë populli, duke u qëndruar mbi kokë veprave të nisura, apo dhe duke inaguruar rrugë dhe autostrada të reja, mbi të cilat natyrisht, do të udhëtojë edhe ai, “lideri historik”.

Next Post
Ilir Meta përgëzon të shoqen dhe Berishën: Bravo ju qoftë që mbështesni hapjen e negociatave!

Ilir Meta përgëzon të shoqen dhe Berishën: Bravo ju qoftë që mbështesni hapjen e negociatave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

Nga berberët e parukierët te trajnerët e jogës apo instruktorët në palestra/ Caktohen pagat referencë për secilën kategori

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In