• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, s’e mbulon dot zhgënjimin për Opozitën kosovare

by Ben Andoni
13/05/2016 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Katandisja e protestës së opozitës kosovare me vetëm dy parti është lajmi i keq, por jo i fundit, për bllokun opozitar. Edhe pse mëtoi se kishte para vetes objektiva të mëdha, që në fakt do t’i përsërisë edhe të shtunën para publikut të vet, madje edhe me pretendimin për pjesëmarrje të madhe, kosovarët i kanë lënë të zhgënjyer në thelb. Jo se nuk ishin të përgatitur, porse mendonin se në këtë mandat legjislativ, do kishte reflektime.

Gjithsesi, platforma opozitare që duhej të drejtohej dhe kanalizohej me shqetësimet e vërteta të kosovarëve e ka marrë pa asnjë arsye rrjedhën vetëm kah sloganeve për Demarkacionin edhe Asosacionin serb. Të dyja kushte që janë cilësuar nga SHBA, aleati më besnik i Kosovës, se nuk do të përkrahen nëse do të cenohet pavarësia e Kosovës. Ani edhe kjo dëshmi fondamentale nuk ka vlejtur që politikanët e opozitës kosovare të nguteshin e të gjenin alternativa ideore, që t’u përshtateshin realisht kushteve të Kosovës. Pasi lufta kundër korrupsionit, varfëria, papunësia dhe humbja e shpresës mjaftonin për një bllok solid. Por të jemi të sinqertë me argumentin tonë: AAK-ja dhe Nisma, treguan  se janë parti që i shkojnë më shumë frymës së PDK-së dhe kurrsesi Vetëvendosjes, që synon të konsolidohet majtas, por ende pa politika të majta të vërteta dhe në një konfuzion organizimi. Deri më tani, dy kundërshtitë bënë që politikanët kosovarë të opozitës të bënin disa veprime të përbashkëta që kulmuan me bllokimin e vazhdueshëm të parlamentit dhe protestat që degjeneronin në dhunë. Por edhe arritën të vetmen gjë: ta përçanin Kosovën. E gjithë kjo rrugë pa krye dhe pa u freskuar bëri që tashmë partitë kosovare ende pa u afruar zgjedhjet (me shumë gjasa sezoni tjetër vjeshtor do t’i kërkojë zgjedhjet e parakohshme për të konsakruar strukturën e re politike) të fillojë një trafik anëtarësh. Opozita kosovare po ka rrjedhjet më të çuditshme brenda llojit nga njëri formacion i saj në tjetrin, duke ofenduar njëri-tjetrin pa princip, por edhe që i ka treguar politikanët kosovarë të duken në stade krejt parapolitike. Me ato motive që kanë qenë anëtarë të një partie, me të njëjtat syreshët e kanë braktisur, madje deri në kryetarë grupesh parlamentare. Kjo s’quhet më demokraci!

Shembujt kanë qenë të shumtë ditët e fundit, por të gjitha kanë nxjerrë në pah interesat e vërteta, që kanë të bëjnë me kapjen e kreut të ekzekutivit kosovar dhe derivateve të tij. Një fakt që tashmë është edhe më i vështirë pasi PDK-ja dhe LDK-ja janë më të zgjuara dhe më të konsoliduara me këtë konfiguracion pushteti, sepse ia dolën t’i menaxhojnë kapriçiot e Opozitës, që nuk u bënë kurrë ide. VLAN, siç quhej kohë më parë blloku i opozitës kosovare, katandisur me AN (akronimet e dy partive të mbetura, me dy kryetarët e dalë nga lufta) është thjesht jodemokratik në vetë organizimet e tyre dhe si mund të jenë për Kosovën. Me pak fjalë, alternativa e vërtetë sociale, politike, shoqërore për Kosovën mungon krejt dhe kjo protestë e sforcuar paçka numrave është zhgënjimi më i madh për opozitën kosovare dhe mënyrën sesi po bëhet politika në Kosovë.  

Next Post

Mikrobusi me nxënës përplas motorin, humb jetën 72-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In