• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ Rama: Kishte më shumë policë se protestues të plagosur

by Ardit Rada
18/12/2020 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën në Ministrinë e Brendshme, Kryeministri Rama është shprehur se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend demokratik në të cilin gjatë protestave të dhunshme ka më shumë policë të plagosur sesa protestues.

“Megjithatë janë të gjithë dëshmitarë që edhe ndaj protestave të dhunshme të opozitës policia e shtetit nuk e ka tejkaluar kurrë të drejtën e tejkalimit të forcës. Ky mbase është i vetmi vendit demokratik që numërohen më shumë policë të plagosur dhe lënduar sesa protestues.  Atëherë pse policia e shtetit akuzohet vazhdimisht për dhunime që nuk i kanë bërë dhe as kanë dhënë shenja se duan t’i bëjnë? Pse abuzohet me episode të shkëputura për të bërë montazhe dhe pastaj shpërndahen në rrjetet sociale?

E thashë dhe e përsëris se askush nuk dëshiron që të kapi një qytetar në dorë për ta spostuar nga një vend në tjetrin dhe kur e sposton sigurisht që nuk mund të jetë i tillë sikur dalin për kafe. Ja që kjo kur është e nevojshme është e nevojshme. Rezistenca kur ligjit nuk mund të justifikohet me të drejtën e protestës, e cila fillon dhe mbaron aty kur fillojnë të drejtat e qytetarëve të tjerë dhe të shtetit. Dhe të drejtat e shtetit janë të mëshiruara në uniformën e Policisë së Shtetit. Ata janë shteti aty. Duke iu referuar pamjeve që mbështesin akuzat absurde për terror policor në Shqipërisë, pamjeve të atyre që refuzojnë të lëvizin nga një godinë që duhet shembur për një vepër publike, që duhet çliruar se ka një projekt tjetër.

Këtu unë ngre një shqetësim, ndërkohë që pa asnjë diskutim policia e shtetit në të gjithë tërësinë e arritjeve të veta ka ende shumë për ta shtrirë sjelljen e vet profesionale dhe qytetare deri në qelizën e vet të fundit. Por konsolidimi i idesë se me policët mund të sillesh si të duash kur ata janë në krye të detyrës ka krijuar bindjen e gabuar te individë të caktuar se mund t’i bëjnë policët ç’të duan dhe ai s’ka të drejtë të reagojë”, u shpreh Kryeministri./a.p

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 302 raste të reja me Covid, 54 të shëruar dhe tre humbje jete

Bien lehtë infektimet në Shqipëri: 580 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

August 29, 2026
FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

August 29, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Trupi i të moshuarit gjendet i pajetë dhe i gjakosur në rrugët e Elbasanit, dyshimet e para për shkaqet!

August 29, 2026
Vladimir Putin merr një vërejtje nga miku i tij besnik, Lukashenko: Lufta po zgjatet!

Arsyet pse Lukashenko i shkoi për vizitë surprizë Putinit dhe si do ta zgjidhin ‘problemin’ ukrainas!

August 29, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Analiza e REL: Pse referendumi në Islandë do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

August 29, 2026
Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

August 29, 2026
Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

August 29, 2026
Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë mjetesh dhe radhë në Morinë, mbi 52 mijë hyrje në 24 orë!

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë mjetesh dhe radhë në Morinë, mbi 52 mijë hyrje në 24 orë!

August 29, 2026
FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

August 29, 2026
FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com