• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Protesta që mund të kthehet në bumerang

by Ben Andoni
17/12/2017 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një pritshmëri shumë të madhe, në disa qarqe, për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, që do të lirojë disi rrugën e vonuar të Shqipërisë drejt Reformës në Drejtësi. Fillimi zyrtar i mandatit të tij, ditën e 18 Dhjetorit, do të mundësojë që instancat të përshpejtojnë punën, e cila lidhet me Drejtësinë. Krejt ndryshe nga Pozita që beson se ardhja e tij do t’i japë shtysë këtij procesi, Partia Demokratike që do i japë frymë protestës së fillim-javës, beson se zgjedhja e tij do të jetë një handikap i madh dhe se disa nga dosjet e momentit, që po rëndojnë kriminalizimin e PS-së, do të tjetërsohen.

Ndërsa për PS-në kostoja është e madhe sa i përket proceseve zyrtare të integrimit evropian, ku një nga kushtet është pikërisht realizimi i Reformës, për PD-në dhe partnerët e saj të vegjël dhe partisë që i është bashkuar në opozitë LSI-së, protesta kundër zgjedhjes së kryeprokurorit është damkosja e vërtetë e qeverisjes Rama.

A është vërtetë kështu?

Ky i fundit, për fatin e tij të mirë ka ditur të flirtojë me të dy palët, gjithnjë kur i janë dashur. Pa asnjë mëdyshje, njësoj do të veprojë dhe në të ardhmen, me atë që do të jetë realisht faktor dhe që ai ka të ngjarë ta bëjë vetë të tillë. Pesë vjet më parë, LSI-në e përdori si patericë që të vinte i patrazuar në pushtet dhe pastaj e hodhi tutje sikur të mos ishte asgjë; kurse PD-në e përdori në mënyrën më spektakolare në pranverën e këtij viti duke i zhgënjyer të gjithë njerëzit, që besuan në kauzën e saj.

Në protestën e të hënës, që shumë mirë mund të bëhej për motivin ekonomik dhe ku në të do të bashkoheshin pafund rreshta të papunësh, fasha shoqërie të pashpresa, qëllimi do jetë vetëm kryeprokurori. Nëse te PD-ja mendojnë se njerëzit mund të tërhiqen thjesht nga thirrja e tyre për këtë kauzë, tashmë gabimi s’mund të quhet më i madh por gati fatal. Njerëzit nuk mund të ngrihen sepse në mes të mandatit duan të vijnë në fuqi një pjesë politikanësh që i kanë lënë pa asnjë shpresë dhe asnjë model. Për LSI-në kjo vlen më shumë edhe prej retorikës patetike (ishte vetë pjesë e kësaj qeverisje dhe nuk mbajti asnjë përgjegjësi) por edhe sepse është zhgënjyese me akrobacitë qesharake që bëri për ta mbajtur mirë para zgjedhjeve me të dy elefantët politikë PS dhe PD.

Sido që të jetë kryeprokurori dhe me të gjithë pritshmëritë për kryerjen e detyrës prej tij, pak pritet që të ketë ndryshme të mëdha, përveç dënimit të pak vetave, që e kanë tepruar. Sido që të jetë Reforma në Drejtësi dhe me të gjithë angazhimet e të huajve, me këtë mungesë transparence, po kuptohet se Reforma do të jetë gjysmake. Kjo është tragjedia e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Në një vend krejt informal në të gjitha fushat është e vështirë të ngresh apriori një strukturë të pastër.

Sa i përket PD-së dhe aleatëve të saj, që si lider i ka futur në qorrsokak, protesta mund të kthehet edhe në bumerang. Njerëzit duan punë dhe bukë dhe jo emra dhe luftë kinse, që tek e fundit nuk tregojnë asgjë, thjesht justifikojnë politikanët. Të paktën historia shqiptare e 27 viteve të fundit e ka treguar se asnjë nga Prokurorët e Përgjithshëm shqiptarë nuk e pati dot integritetin, sepse në vend mungon fryma e drejtësisë dhe vullneti për ta ndryshuar këtë gjendje të pashpresë. Me pak fjalë, kjo protestë thjesht do t’i zhgënjejë më shumë shqiptarët, që duan realisht dhe më shumë se Opozita që Rama të lerë fjalët dhe t’i përvishet punës së vërtetë. Asaj që bëhet pa gojë dhe me shumë përkushtim. (Javanews)

 

 

Next Post

Tubimi i opozitës paralizon Tiranën, policia: Ja ku ndalohet qarkullimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 16 shkurt

January 14, 2026
Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

January 14, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave: Aplikimi refuzohet nëse…

January 14, 2026
Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In