• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta që humbi momentin

by Altin Ketro
05/07/2026 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në çdo protestë popullore, mënyra se si kapitalizohet energjia e ditëve të para është shpesh po aq vendimtare sa vetë kërkesat që ngrihen. Zemërimi qytetar mund të shndërrohet në proces politik, por mund edhe të shpërndahet pa u kthyer në forcë reale negociuese. Protestat disajavore në Tiranë, të lindura nga kundërshtimi ndaj projektit të investimit në aksin Zvërnec-Sazan, duket se u afruan më shumë me këtë të dytën.

Ngjarjet rrodhën shpejt pas pamjeve dramatike që qarkulluan në media ku një individ tërhiqej zvarrë, duke prodhuar një mobilizim të menjëhershëm në Tiranë. Ky ritëm i fortë reagimi krijoi përshtypjen e një lëvizjeje politike në embrion që priste vetëm një shkak për t’u ndezur. Por ajo që ndodhi më pas ishte më pak lineare. Vrulli fillestar nuk u shoqërua me ndërtimin e mekanizmave të nevojshëm për ta kthyer protestën në një faktor politik me të ardhme.

Kërkesat për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë, si edhe për krijimin e një qeverie teknike, nuk duhej të ishin pikënisje e një procesi kërkesash. Ato mund të ekzistonin si objektiva maksimalë, por jo si Plani A. Në momentin që vendosen si kushte të para, hapësira për dialog mbyllet që në fillim.

Nga këndvështrimi i një mazhorance që mbështetet në legjitimitet parlamentar, hapësira për lëshime në atë nivel është natyrshëm e pamundur. Kjo nuk e bën kërkesën të drejtë apo të padrejtë në vetvete, por përcakton shkallën e negociueshmërisë së saj në kushtet konkrete.

Në këtë pikë, protesta nisi të humbiste ngadalë koherencën e saj politike. Pjesëmarrja u tkurr me kalimin e ditëve, ndërsa mungesa e një strukture të qartë përfaqësimi e bëri të vështirë mbajtjen e një linje të unifikuar veprimi. Në raste të tilla, boshllëku organizativ shoqërohet me tensione dhe akte dhune, të cilat shpesh shfaqen kur një lëvizje rruge nuk arrin të prodhojë rezultatet e pritshme, gjë që rëndon perceptimin publik për të.

Nëse drejtimi i protestës do të kishte zgjedhur një qasje më të hapur institucionale, me kërkesa të matshme, hapësira e tij për ndikim politik do të ishte më e madhe, edhe pa pasur një status formal. Jo përmes përplasjes direkte apo shfaqjes së arkivoleve mortore, por përmes aftësisë për t’u shndërruar në një aktor të artikuluar me kredibilitet publik dhe aftësi për të ushtruar presion politik të vazhdueshëm mbi institucionet.

Po ashtu, mënyra e përfaqësimit ka peshën e saj. Një grup negociator i përbërë nga figura publike të konsoliduara do të ndikonte jo vetëm në perceptimin e jashtëm, por edhe në stabilitetin e brendshëm të lëvizjes, duke e bërë më të vështirë fragmentimin e saj në rrugë.

Ajo që mbetet është përshtypja e një momenti historik që u konsumua shpejt, pa arritur të marrë formën e një procesi të qëndrueshëm. Sepse në politikë, energjia e ditëve të para ka vlerë vetëm kur përkthehet në organizim, përfaqësim dhe strategji politike. Një protestë nuk shndërrohet në faktor politik vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por nga aftësia për ta strukturuar, artikuluar dhe mbajtur të hapur si proces negocimi. Pikërisht aty kjo protestë duket se e humbi momentin e saj.

Next Post
Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Protesta, ministri Hoxha: Devijoi nga flamingot te arkivoli, duhet dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com