• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Protesta po ravijëzon përçarjen e PD-së

by Ben Andoni
24/02/2017 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përveç orëve të ardhshme, kur pritet mbërritja e protestuesve të Zharzës, kronika e çadrës së protestuesve, që prej ditësh qëndron e ngritur para kryeministrisë, nuk pritet të sjellë ndonjë gjë të re. Këtë e shikon nga sforcimi i madh me të cilën po mbahet një protestë vërtetë e shumëpritur, por edhe nga retorikat patetike të oratorëve të ndryshëm.

Në fakt, është e pamundur që një miting politik shqiptar pavarësisht arsyeve dhe motivimeve të shkojë shumë larg. Njerëzit të lodhur dhe të sfilitur me varfërinë, përditësinë, humbjen e shpresës, fjalimet boshe të krerëve të PS-së dhe PD-së, edhe kundrejt motivit të plotë të një proteste sociale, shmangen. E dinë që në thelb gjërat ndryshojnë aq pak në Shqipëri saqë është e lodhshme të bashkohesh në kore, ku thjesht të thithet energji e ku askush nuk të dëgjon.

Më keq akoma, këtë herë, Partia Demokratike, e cila drejtohet nga jashtë parlamentit prej kreut të saj Lulëzim Bashës po e manifeston edhe në kulmin e mbështetjes popullore përçarjen e saj. E shprehu me pak fjalë ditë më parë Genc Ruli, kur thoshte se nuk e besonte një masivitet të tillë derisa e kishte parë me sy(1), e përçoi Jozefina Topalli me artikulimin e saj të ftohtë dhe këshillën për qenësinë në zgjedhje, edhe pse në çadër i tundi militantët. Sa për të deputetët e tjerë, ata që njihen si jashtë grupit të Bashës, janë mjaftuar duke e kundruar nga jashtë, kuptohet me racionin e tyre të fjalëve, të urdhëruara dhe asgjë më shumë.

Duket se thelbi i të gjithës ka qenë fryma radikale e Berishës, që Basha po mundohet ta ngjallë edhe njëherë, tashmë kur karriera e z.Berisha po fiket ashtu si zëri i tij. Por, mënyra sesi po e artikulon Basha, leximi i keq i mesazheve mbështetëse që ka marrë nga jashtë dhe në vend, po e shfazon jo pak. Artikulimi i orëve të fundit tregon se Basha dhe njerëzit e tij të afërt ende të pasprovuar përballë indiferencës së pushtetit shqiptar janë pa mbështetjen që kanë besuar. Fillimisht prej njerëzve të tyre.  Çadrën e mbajnë mbështetësit e kryetarit Basha, fryma është ajo e militantëve të rinj, kurse fytyra e të gjithë protestës është një lloj amalgame, që po e tregon opozitën në një rrugë krejt pa krye.

Që pretendimi  i opozitës për blerjen e zgjedhjeve dhe kanabisin është shqetësim, kjo e kalon PD-në dhe ajo rëndon mbi të gjitha partitë, mbi të gjitha mbi PS-në. Ajo realisht e damkos qeverinë e sotme, por mënyra sesi po e kërkon Basha dhe sesi po tërhiqen me marifet njerëzit e opozitës duke dhënë mesazhe ambigue, po e forcojnë Ramën. Fillimisht për artikulimin e tij të vazhdueshëm arrogant, sipas të cilës kjo opozitë nuk fiton.

Edhe nëse opozita nuk do të fitojë më 2017, ajo do të fitojë po eci drejt me kauzën e saj dhe shumë nga pretendimet e saj, që koha po tregon se qëndrojnë. Aman duket e shëmtuar braktisja e Bashës dhe më shumë gabimi për ta mbartur mbi kurriz, të gjithë kauzën, që po rezulton se është shumë e rëndë për shpatullat e tij.

Nga PD-ja ka shumë e shumë njerëz që presin që ai të lodhet dhe të bëjë kompromisin, për të thënë se ai nuk vlen, teksa Basha ka humbur më shumë nga të gjitha atë që njerëzit realisht presin prej tij, imazhin e një njeriu që di të bëjë zgjidhje, që negocion, por jo të krijojë probleme të paqena si kjo e fundit. Dhe më të voglat e këtyre problemeve janë pikërisht qesënditë nga brenda partisë së tij, mu ato që vihen në rresht vetëm nga qenësia afër e Berishës. Organizimi i fshehtë i çadrës, mëdyshjet për të, dyzimi për zgjedhjet, por edhe zëri i munguar i përbashkët i opozitës, po e tregon dobësinë e parë te PD-ja, mu atë që njerëzit dhe militantët e kësaj partie nuk duhet të ndjejnë.

Lulëzim Basha e ka marrë përsipër të gjithën këtë lëvizje, siç i pëlqen ta quajë, për t’u treguar të vetëve më shumë sesa Edi Ramës se ai është lider. Dhe, lideri njihet nga beteja të vërteta, jo nga ato që sajohen. Ndaj, jo më kot, ekziston frika se jo shumë larg në kohë fryma e tij po fanitet pak e nga pak në çadrën, ku njerëzit duan tashmë zgjidhje dhe jo retorikë. (Javanews)

 

Next Post
Trafikuan 3 kg kokainë në Udine, “Karavan” merr përpara bandën shqiptaro-italiane

Trafikuan 3 kg kokainë në Udine, "Karavan" merr përpara bandën shqiptaro-italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
“Mami i dha fund jetës”, historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…

“Mami i dha fund jetës”, historia tragjike e Elisabetës: Babai u detyrua ta falte motrën 9-muajshe…

May 24, 2026
Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

Futet me gomone mes plazhit në Dhërmi, policia e ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë dhe i bllokon mjetin

May 24, 2026
30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

30 maji, afati i fundit për pajisjen me POS/ Tatimet: Gjoba për bizneset që nuk zbatojnë detyrimin

May 24, 2026
Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

Minat vazhdojnë të marrin jetë në Kosovë! 117 viktima nga minat pas përfundimit të luftës

May 24, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Pse zgjodha parimet para kompromisit? E ardhmja e të djathtës nuk mund të jetë peng e të shkuarës!

May 24, 2026
Tubimi pro Vuçiçit ndez përplasjen mes shqiptarëve në RMV! VLEN dhe BDI akuza të ndërsjella për ndikimin serb

Tubimi pro Vuçiçit ndez përplasjen mes shqiptarëve në RMV! VLEN dhe BDI akuza të ndërsjella për ndikimin serb

May 24, 2026
Çfarë doli nga ‘zgjedhjet’ e PD-së?

Çfarë doli nga ‘zgjedhjet’ e PD-së?

May 24, 2026
Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

May 24, 2026
E ardhmja e Mourinhos në duart e zgjedhjeve, Real Madrid drejt votimeve vendimtare për presidencën

E ardhmja e Mourinhos në duart e zgjedhjeve, Real Madrid drejt votimeve vendimtare për presidencën

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In