• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protesta/ Plagoset një efektiv policie dhe një gazetar, thyhen xhamat e ministrisë së Brendshme, protestuesit mblidhen tek Kryeministria

by Ardit Rada
09/12/2020 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

Me pankarta në duar, ata ulërasin dhe kërkojnë të futen brenda godinës. Kjo protestë nuk ka kaluar pa përplasje. Të rinjtë janë përplasur me efektivët duke lënë kështu dhe dy të plagosur pas. Një gaztear dhe një efektiv policie janë gjakosur pas përplasjeve. I pranishëm në këtë protestë është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, që nuk është përmbajtur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

    • 17:33

      Shkelma dhe dhunë tek Kryeministria, protestuesit rrihen me njëri-tjetrin, plagoset Stresi!

      Një incident ka tensionuar situatën tek kryeministria ku një grup nga protestuesit që ishin mbledhur që të protestonin para Ministrisë së Brendshme për Klodian Rashën, marshuan për të kërkuar drejtësi para zyrës së kryeminsitrit Edi Rama. Por teksa kërkonin drejtëis për Rashën, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar të shtyrat, sharjet dhe grushtat. Për pasojë është lënduar edhe reperi i njohur, Stresi. Situata është normalizuar me ndërhyrjen e të rinjve të tjerë që ishin të pranishëm në protestë.

       
    • 17:31

      Nxehet situata tek Kryeministria! Efektivët e rendit të vetëm, tre furgona të FNSH-së me urgjencë drejt tyre!

      Përplasje tek protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Të gjithë janë mbledhur tek Kryeministria, duke kërkuar që të futen brenda godinës. Mësohet se përveç forcave të rendit, pranë ndodhen edhe tre furgona shtesë me efektivë të FNSH-së, në mbështetje për efektivët e tjerë. Nuk dihet nëse efektivët do të qëndrojnë në gatishëmëri, apo do të ndërhyjnë për të shpërndarë protestën.

       
    • 17:27

      HIQNI KAPELET/ Thirrja e protestuesve për efektivët, ftojnë policët që tu bashkohen

      Protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë që tu bashkohen në protestë. Në thirrje krah njëri-tjetrit, ata bëjnë thirrje që policët të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta në protestë.

       
    • 17:25

      PREK ME FJALËT! I riu APEL efektivit të Policisë: Bëhuni me ne, 8 orë e ke uniformën. Iu kanë marrë peng, por edhe ti e di kush ka të drejtë…

      Një prej protestuesvë i ka bërë apel një prej efektiëvevë të Policisë së Shtetit. Ai i ka kërkuar efektivit që t’u bashkohet protestës për vrasjen e Klodian Rashës, duke u shtuar se e njihnin Klodian Rashën duke shtuar se ai nuk kishte asnjë armë me vete.  “Na kanë vrarë shokun tonë. Nuk ka pasur asnjë armë, asnjë gjë. Ka qënë duke vrapuar për maskën. Ku do shkojë ai 30 mijë lekësh nesër? Për t’i bërë Zahos kostum Gucci? Kërkojeni more të drejtën tuaj, kërkojni. Ata motërqira na shkelin përditë. A keni fytyrë apo jo? 8 orë je në uniformë ti…Dhe vuan pastaj. Po lëshoje more këtë vend. Ata po na vrasin. Po na i bëjnë të gjithë. Iu kanë marrë peng more. Edhe ti e di kush është e drejta. Se ka fajin ky, por uniforma,”-tha protestuesi.

      Pamje nga protesta
        
    • 7:24

      FOTO-E PAPRITUR/ Protestuesit hyjnë tek kryeministria, policia nuk bën asnjë veprim… efektivët rreshtohen dhe krijojnë kordon, qytetarët me çadra nisin…

      Protestuesit kanë ngjitur shkallët qetësisht për tek godina e kryeministrisë. Efektivët i kanë lejuar që të ngjiten larg dhe nuk i kanë kundërshtuar. Ndërsa vetë, kanë krijuar kordon tek dera kryesore dhe qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

       
    • 17:17

      U plagos në protestë, gazetari i JOQ: Nuk e di se nga më erdhi…më ranë në kokë dhe vetëm kur e pashë vetën shtrirë

      Gazetari i JOQ Albania, Andi Llubashi ka folur pas plagosjes në protestë. Përpara kamerave, Llubashi tha se nuk e kuptoi as vetë se nga i erdhi goditja, vetëm kur e ka parë veten në tokë. “Nuk e di nga më erdhi, më qëlluan, isha në turëm. S’e kuptova as vetë se si, vetëm kur pashë veten në tokë,”- thotë ai ndër të tjera.

        

    • 17:13

      Protestuesit marshojnë për tek Kryeministria: Do vemi tek koka e KRIMIT, tek Edi Rama (REVOLTA)

      Protestuesit janë nisur për tek Kryeministria. Të gjithë qytetarët që kanë dalë në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ishin për më shumë se një orë tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që janë zhvendosur tek zyra e kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre u shpreh për gazetarët se të gjithë do të shkonin tek ai që u cilësua tek “koka e krimit”. “Do ikim atje, tek koka e krimit, tek Edi Rama,”-tha qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Amerikë, ku u shpreh se ka ikur për të siguruar vaksinën, por në të vërtetë është kapur duke bërë pazare.

       
    • 7:11

      Nuk përmbahen më! Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme, më të revoltuar se kurrë

      Nxehen gjakrat tek protesta për të riun e vrarë nga Policia e Shtetit, Klodian Rasha. Disa prej protestuesve janë thyer xhamat e dritareve të bodrumit të Ministrisë së Brendshme, duke u mbështetur nga të tjerët.

        
    • 7:07

      FOTOLAJM/ Vrasja e Klodian Rashës, Stresi mes protestuesve, flakë i kuq në fytyrë: Ky është shtet kurvë!

      Protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës. Mes protestuese është edhe reperi i njohur si Stresi. Flakë i kuq në fytyrë, reperi është në vijën e parë të përplasjeve, duke bërtitur bashkë me protestuesit e tjerë. Në një moment Arkimed Lushaj kapet nga kamerat duke thënë: Ky është shtet kurvë!

        
    • 17:07

      Plagoset një efektiv policie në protestë, kolegët e nxjerrin nga turma

      Një efektiv polici ka mbetur i plagosur në protestën në që po zhvillohet tek Ministria e Brendshme. Mësohet se polici është nxjerrë me ndihmën e kolegëve nga turma. Ai ka pësuar dëmtime, pas përplasjes me qytetarët që po protestojnë.

       
    • 17:05

      FOTOT: Me hundët gjithë gjak! Lëndohet gazetari i JOQ, e shtrijnë në tokë për të marrë veten

      Dëmtohet gjatë protestë për Klodian Rashën gazetari i JOQ, Andi Llabuti. I riu është kapur nga kamerat i shtrirë në tokë dhe me hundën plot gjak. Pranë tij kanë shkuar qytetarë të tjerë për t’i ardhur në ndihmë, ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

       
    • 16:57

      Hurma dhe shishe uji drejt policisë/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, qytetarët: Ky është një turp! Kjo është vrasje! Lleshaj, dorëhiqu

      Qytetarët nuk përmbahen më! Protesta e nisur para Ministrisë së Brendshme është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe protestueve. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Ky është një turp, kjo është vrasje”,-dëgjohen ata në kor, për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga Policia dje në mëngjes në Laprakë.

    • 17:01

      Lëvizja e beftë! Mungojnë SHQIPONJAT/ Policia e Shtetit ndryshon taktikën e protestave, menaxhimi bëhet vetëm nga Rendi (DETAJET NGA PROTESTA)

      Ndryshe nga çdo protestë tjetër kësaj here në protestën para Ministrisë së Brendshme, mungojnë efektivët e Repartit Shqiponja. Kjo jo pa shkak. Për të evituar çdo përplasje të mundshme pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave, Policia e Shtetit ka zgjedhur të mos i ‘provokojë’ protestuesit para Ministrisë së Brendshme, duke mos i lënë efektivët e Shqiponjave në krye të menaxhimit të mbarëvajtjes së protestës. Të vetmit që janë para Ministrisë së Brendshme janë efektivët e Rendit, të cilët janë përplasur disa herë me protestuesit të cilët kërkojnë të hyjnë brenda Ministrisë së Brendshme.

       
    • :50

      FOTOT/ Përplasje masive tek Ministria e Brendshme, protestuesit shtyhen me dhunë me policinë

      Ka shpërthyer përplasja masive mes protestuesve dhe Policisë dhe protestuesve tek Ministria e Brendshme. Protestuesit po shtyhen me efektivët e Policisë tek dera hyrëse e Ministrisë. Ata kërkojnë të hyjnë brenda Ministrisë së Brendshme, pas protestës që ka nisur për të kërkuar drejtësi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga Policia e Shtetit.

        

16:42

  • “Le të më vrasin”/ Arkimed Lushaj ulëret në protestë para ministrisë për Klodianin: Ja ku jam i pari që të flijohem, po patën b*thë të vijnë se mua ka kush ma merr hakun

    Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme ku bashkë me të rinjtë e tjerë kërkon drejtësi për Klodian Rashajn që u vra nga efektivi i policisë. Stresi, i pyetur se çfarë do të bëjë nëse policia del kundër tyre, tha me bindje se është i aftë të vetëflijohet. Ai shtoi më tej se mund ta vrasin të parin, por policët duhet të dinë se atij ka kush ia merr hakun dhe se nuk është si Klodiani, që ishte vetëm atë natë. “Do të flijohem. Le të vijnë të më vrasin…unë ja ku jam të më vrasin të parin po patën b*ythë. Por ka një ndryshim unë nuk jam si Klodiani atë natë që ishte vetëm. I kam të gjithë me vete. Do të flijohem këtu se mu aka kush ma merr hakun. Unë jam Klodiani, unë jam Klodiani,”- thotë Stresi ndër të tjera.

     
  • 16:32

    Vrasja e Klodian Rashës/ Protestustuesit kërkojnë të thyejnë kordoninë e policisë: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen

    Qindra protestues, pasditen e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së  Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, nga policia mëngjesin e ditës së djeshme. Siç shihet në foto situata mes qytetarëve de policisë ështe tensionuar dhe në një moment ata kanë  tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ata kanë bërë tthirje që Ministri Sandër Lleshaj të jap dorëheqjen nga detyra, sakaq  thonë se vrasja e 25-vjeçarit nuk është rastësi.

     
  • 16:10

    Vrasja e Klodian Rashës, nis protesta para Ministrisë së Brendshme, qytetarët përplasen me policinë

    Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e ditës së djeshme nga efektivi i policisë. Siç shihet në videon e mëposhtme qindra qytetarë janë mbledhur duke bërë thirrje që Ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nga posti. Po ashtu ato bëjnë thirrje për dejtësi, sakaq nuk mungojnë as pankartat në duar.

Next Post
Shkojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit, plas sherri mes dy këngëtarëve

Shkojnë të protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit, plas sherri mes dy këngëtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In