Policia e kryeqytetit ka proceduar penalisht 15 qytetarë që protestuan përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve në Kukës.
Bëhet me dije se qytetarët e proceduar janë me iniciale U.L. 33 vjeç, B.C. 35 vjeç, G.GJ. 30 vjeç, A.T. 28 vjeç, A.T. 46 vjeç, U.TH. 64 vjeç, Xh.A. 49 vjeç, B.GJ. 46 vjeç, S.T. 36 vjeç, D.C. 37 vjeç, Z.K. 48 vjeç, S.K. 66 vjeç, S.D. 24 vjeç, A.F. 34 vjeç dhe A.B.
Ata po ndiqen penalisht në gjendje të lirë për protestën e datës 2 Prill përpara Policisë së Tiranës në rrugën “Sami Frashëri”.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për protestë të paligjshme, pengim të qarkullimit të automjeteve dhe prishje të rendit e qetësisë publike.
Kujtojmë se një ditë më parë u proceduan penalisht 8 persona të tjerë për të njëjtën vepër penale, ndërkohë që uniformat blu të kryeqytetit thonë se po punojnë për identifikimin e personave të tjerë.
a.ç










