Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD.

Ra në sy sërish mungesa e kryedemokratit Sali Berisha.

Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët.

Policia ka krijuar edhe perimetrin e sigurisë, duke mbajtur larg bulevardit protestuesit, ndërsa në terren janë mbi 2 mijë forca.










