• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo pakicë e çartur…!”/ Protesta para kryeministrisë, Rama-komentuesit: S’kam pritur ata që shajnë dhe ulërijnë, jam në detyrë nga fuqia e popullit

by Java News
12/03/2022 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas nisjes së protestës kombëtare kundër rritjes së çmimeve përpara kryeministrisë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Duke replikuar me një komentues në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk do kishte bërë asgjë për atë protestë ndërkohë që Europa përballet me pasojat e luftës.

Rama thotë se nuk ka pritur ata që shajnë dhe ulërijnë për të mbrojtur familjet nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për të thënë se sot do të kemi skenarë e përballimit të këtyre pasojave.

Ai shton se është në detyrë pikërisht prej fuqisë së popullit që sipas tij nuk ka lidhje me pakicën që shan dhe mallkon.

“Per ate proteste nderkohe qe tere Europa, perfshire edhe Shqiperine, perballet me pasojat e para fare te nje lufte, jo 4 dite po 4 muaj apo 4 vjet te vazhdoje asgje nuk do kisha bere dhe s’kam pritur ata qe shajne e ulerijne as per te mbrojtur familjen tende nga rritja e cmimit te energjise dhe as per t’ju thene te tereve se brenda javes, domethene sot do te kemi skenaret e perballimit te ketyre pasojave!

Sa per fuqine e popullit, une jam ne kete detyre pikerisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen qe shan, mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim per vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit qe cdo gje dhe cdo njeri e lidh me vjedhjen, nderkohe qe po te ishte per te vjedhur mbante te tjere ketu ne vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s’do kjo pakice e cartur, nuk jane te tere hajdute dhe nuk jane te tere sharlatane, po ka edhe ndryshe, keshtu qe vazhdoni protesten tani se une kam detyre te mbroj popullin nga pasojat e luftes, jo ata qe flasin percart ne emer te tij!”, shkruan kryeministri Edi Rama./m.j

Next Post
‘Shtëpia e lirisë’ del hapur, si po organizojnë Berisha e Kryemadhi protestën në Sheshin Skënderbej

'Shtëpia e lirisë' del hapur, si po organizojnë Berisha e Kryemadhi protestën në Sheshin Skënderbej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In