• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta nuk është restorant

by Thoma Gëllçi
18/08/2026 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga THOMA GËLLÇI

Ka një mënyrë shumë të rehatshme për ta gjykuar një protestë: sa njerëz dolën, sa zhurmë pati, sa të rinj ishin, kush foli, çfarë parulle u përsërit, nëse programi ishte interesant, nëse pati ndonjë risi dhe nëse publiku u mërzit. Sipas kësaj logjike, protesta duhet të prodhojë çdo mbrëmje diçka të re, përndryshe humbet audiencën.
Por protesta nuk është restorant ku klienti kthehet vetëm po ndryshoi menuja. Nuk është as “talent show”, as serial televiziv që duhet të shpikë çdo javë një episod të ri. Protesta ekziston për shkak të problemeve që e kanë nxjerrë në shesh. Sehirxhinjve, pas më tepër se dy muajve, protesta mund të mos u duket aq interesante sa ditën e parë. Por pyetja që del nuk është sa interesante është protesta, po a janë zgjidhur problemet për të cilat ajo nisi?
Deri tani, jo. Pushteti qëndron i vendosur që të mos dëgjojë asgjë, t’i përgjigjet me Besën dhe Praninë besnike, apo ta shfrytëzojë për të treguar para botës një fasadë demokratike të vendit.
Sistemi politik shqiptar vazhdon të jetë ndërtuar në mënyrë të tillë që qytetari voton, por zgjedh mes emrave që ia kanë zgjedhur të tjerët. Partitë kontrollohen nga kryetarët, listat kontrollohen nga kryetarët dhe pjesa më e madhe e deputetëve e dinë se karriera e tyre politike varet më shumë nga marrëdhënia me kryetarin e partisë sesa nga marrëdhënia me zgjedhësin.
Atëherë duhet bërë një matje tjetër, shumë më serioze se numri i njerëzve në bulevard: Sa për qind e shqiptarëve duan që ky sistem të vazhdojë kështu? Sa prej tyre mendojnë se deputetët duhet të vazhdojnë të emërohen nga kryetarët e partive dhe zgjedhjet të shërbejnë vetëm për të vulosur listat e përgatitura më parë?
Sa shqiptarë mendojnë se një kryeministër, ministër, kryetar partie, deputet, kryetar bashkie apo drejtues tjetër politik duhet të mund të qëndrojë në të njëjtën pozitë për aq kohë sa arrin të kontrollojë partinë dhe pushtetin? A e ka marrë njeri mendimin e shqiptarëve për një nga kërkesat e protestës për vendosjen e limiteve kohore për një njeri që të qëndrojë në pushtet? Dhe sa do të ishin dakord që mandati i funksioneve kryesore politike të kishte kufij të qartë?
Këto janë dy nga kërkesat e protestës dhe nuk është për diskutim spektakli, numri, parullat apo nëse u zunë dy protestues apo dy grupe protestuesish me njëri-tjetrin.
Në këtë listë është edhe kërkesa për një qeveri kujdestare përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Mund të jesh dakord ose jo me modelin konkret, por problemi që ngrihet është real: si mund të garojnë në kushte të barabarta pushteti dhe kundërshtarët e tij? E dimë që njëra palë kontrollon administratën, ministritë, investimet publike, punësimet, aktivitetet shtetërore dhe gjithë fuqinë e aparatit ekzekutiv dhe kur edhe organizmat ndërkombëtarë e kanë certifikuar përdorimin e paligjshëm të kësaj administrate?
Në Shqipëri kjo nuk është një bisedë teorike. Është një debat që përsëritet në çdo palë zgjedhje. Vende të ndryshme, si Maqedonia fqinje p.sh., e ka zgjidhur këtë, e ka vendosur në ligj që gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme vendi të qeveriset nga një qeveri kujdestare. Është gjëja më e natyrshme kur në vend mbretëron një frymë e thellë mosbesimi midis partive politike dhe kur ka prova të shumta të përdorimit të pushtetit për të fituar zgjedhjet.
E njëjta gjë vlen për projektet e mëdha të zhvillimit. Sa shqiptarë do të ishin kundër një rregulli shumë të thjeshtë: që komunitetet e prekura nga një projekt të dëgjohen përpara se projekti të miratohet? Jo pasi vendimi është marrë, jo pasi kontratat janë firmosur dhe jo pasi fadromat janë nisur, por përpara.
Nëse një projekt prek pronën, mjedisin, jetën ekonomike dhe të ardhmen e një komuniteti, konsultimi nuk duhet të jetë dekor procedural. Duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes.
Këto janë disa nga çështjet që protesta ka futur në debat. Asnjëra nuk bëhet më pak e rëndësishme sepse një folës përsëriti të njëjtën parullë dy net radhazi. Asnjëra nuk zhduket sepse në shesh një mbrëmje pati më pak njerëz. Dhe asnjëra nuk zgjidhet duke numëruar flamujt, gratë në rreshtin e parë, fëmijët në skenë apo makinat e diasporës.
Mund të kritikohen të gjitha këto. Madje duhet të kritikohen. Protesta nuk është e përjashtuar nga kritika. Mund të ketë folës të dobët, parulla të këqija, teprime, folklor politik, njerëz që kërkojnë mikrofon pa pasur asgjë për të thënë dhe tentativa të partive për ta përdorur për interesat e tyre.
Por kjo është një bisedë tjetër.
Një protestë mund të jetë e organizuar keq dhe të ngrejë një problem të drejtë. Mund të ketë një fjalim të dobët dhe një kërkesë të fortë. Mund të ketë një parullë naive dhe një çështje serioze politike.
Si zgjidhen deputetët? Sa duhet të zgjasë pushteti? Si garantohet barazia në zgjedhje? Si kontrollohet përdorimi i administratës? Si përfshihen qytetarët në vendimet që prekin pronën dhe jetën e tyre? Sa pushtet duhet të ketë një njeri dhe sa institucione duhet ta kontrollojnë atë? Këtu është protesta. Dhe kjo është ajo që përfshijnë fjalët “revolucion” dhe “Shqipëri e re”.
Protesta mund të jetë më e madhe sot dhe më e vogël nesër. Mund të ketë një ditë mijëra njerëz dhe një ditë tjetër vetëm disa qindra. Mund të ketë periudha entuziazmi dhe periudha lodhjeje. Kjo është normale për çdo lëvizje që zgjat. Por problemet nuk maten me temperaturën e turmës.
Edhe sikur kjo protestë të mbyllej nesër, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë, asnjë nga arsyet që e sollën nuk do të zhdukej bashkë me mikrofonin dhe podiumin.
Ato do të mbeteshin aty.
Do të mbetej sistemi i listave. Do të mbetej përqendrimi i pushtetit. Do të mbetej debati për kufizimin e mandateve. Do të mbetej problemi i përdorimit të shtetit gjatë zgjedhjeve. Do të mbetej mungesa e konsultimit real me komunitetet. Do të mbetej mosbesimi ndaj mënyrës se si funksionon politika shqiptare. Do të mbetej trajtimi i shtetit si privat.
Protesta nuk ka detyrë të na argëtojë. Nuk ka detyrë të ndërrojë menu çdo javë dhe as të na servirë një specialitet të ri politik çdo mbrëmje. Detyra e saj është të mbajë hapur një debat që pushteti do të preferonte ta quante të mbyllur.
Dhe për sa kohë problemet janë ende aty, protesta është aty, çdo ditë dhe më e madhe.

Next Post
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

Comments 1

  1. Lexuesi says:
    2 months ago

    Ore mëndje “ndritur” ,sipas teje për ata 500 vetë që dalin çdo natë në bulevard,kërkesat e tyre duhet të zbatohen pakundershtim,dmth,kryeministri në burg pa gjykim,po ashtu ministrat,zv.ministrat,deputetët etj,etj,të shkrihet parlamenti,të bëhet qeveri provizore po nga këta protestues,të bëhen zgjedhje dhe kryeministri të zgjidhet me short.Ok,ta zëmë se dëshira jote do arrihet(me siguri ti do jesh në tavë me gjithë këto artikuj mbështetës),por un që po shkruaj apo ndonjë tjetër,mbledh 500 vetë dhe dalë çdo natë në bulevard dhe bëj të njëjtat kërkesa për kryeministrin me short,etj etj,si i bëhet hallit.Ah mor qyqar,kështu e mendon ti zhvillimin politik në një vend demokratik,qoftë edhe hibride?Të është amortizuar truri o pallë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com