Kanë shkaktuar sërish tension protestuesit e zonës së Astirit udhëhequr nga ish-deputeti Klevis Balliu me forcat e policisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Banorët që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, dhe që i janë bashkuar protestës së opozitës, kanë tentuar të çajnë gardhin metalik në pjesën e Ministrisë që lidhet me pedonalen.
Forcave të rendit u janë bashkuar edhe efektivët e “Shqiponjave”, të cilët i kanë larguar protestuesit nga gardhi rrethues.
Në Ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez për një takim që do të mbajnë me ministrin Sandër Lleshaj. Ai do të takojë ministrin e Sigurisë dhe Drejtesisë së Holandës.
/a.rada











