Situata e protestave është përshkallëzuar edhe në Korçë, ku protestuesit kanë thyer xhamat e Drejtorisë Arsimore.


Ngjarja vjen në një kohë kur protesta dhe bojkotimi i mësimit janë përhapur në disa qytete të vendit, ndërsa tensionet janë shtuar edhe në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe Policisë.


Priten detaje të mëtejshme mbi rrethanat e incidentit dhe nëse do të ketë ndërhyrje nga autoritetet për situatën e krijuar në qytet.


