• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protesta në Itali kundër certifikatës së vaksinimit/ Draghi s’tërhiqet, kostoja 500 milionë euro në muaj

by Java News
15/10/2021 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë italiane për të detyruar të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat që të mund të futen në ambientet e punës vetëm pasi të jenë pajisur me Certifikatë Shëndetësore kundër koronavirusit ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

“Corriere” raporton për protesta në të gjitha qytetet italiane, ku punonjësit janë mbledhur në dyert e institucioneve dhe ndërmarrjeve private duke kërkuar të futen në punë pavarësisht insistimit të kontrollorëve për të treguar certifikatën.

Përmes certifijkatës punonjësve iu kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij.

Kjo konsiderohet si një ndër masat më të ashpra të ndërmarrë në Europë kundër koronavirusit, ndërsa shefi i qeverisë italiane Draghi është shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas duke mos pranuar kërkesën e bizneseve për shtyrjen e datës së detyrimit.

Ndërkohë, kreu Matteo Salvini tha gjatë protestës në Viçenza se Italia ishte i vetmi vend në botë që iu kërkon punonjësve certifikatë për të punuar.

Përtej qasjes politike dhe shëndetësore, vendimi në fjalë pritet të ketë një kosto financiare për Italinë, e cila sipas përfaqësuesve të bizneseve parashikohet të arrijë deri në 500 milion euro në muaj për shkak të pengesave që do të kenë punonjësit të punojnë.

Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik qysh më herët, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina qysh në prill. Sot ishte data limit për të gjithë punonjësit e tjerë./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 8 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

3 shenjat e Horoskopit që bëjnë gjithçka për dashurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com