Kryetari i Partisë Demokratike kërkon djegien e mandateve të deputetëve të opozitës.
Në një deklaratë për mediat një ditë pas protestës, ai tha se do t’i propozojë strukturave të PD-së këtë vendim.
“Unë jam sot këtu për tju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj.
Ndaj kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputeteve tanë”, deklaroi kreu i PD.
Kjo është e disata herë që opozita artikulon në publik opsionin e djegies së mandateve. Por sot Basha ka vendosur që vendimin ta shtrojë për diskutim në tryezë me deptutetët e tij.
/a.rada