• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protesta mund ta ketë thelluar përkrahjen për opozitën, por jo zgjeruar

by A R
09/12/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në fjalimin që mbajti gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor, Lulzim Basha bëri thirrje për protesta të tjera në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. Dhe këtë thirrje ai ua adresoi si atyre që kanë votuar për opozitën, ashtu edhe atyre që s’kanë votuar për të dhe janë të pakënaqur me qeverinë e sotme.

Por goditjet me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave të kryeministrisë e të dy ministrive, që pasuan thirrjen e mësipërme nuk e përforcuan atë. Përkundrazi, ato mund të kenë patur efektin e kundërt.

Këto akte, si dhe djegia  e bunkerit simbolik të ndërtuar nga Rama para Teatrit Kombëtar, mund të kenë entuziazmuar shumë nga 680 mijë zgjedhësit që votuan para dy vjetësh për deputetët e opozitës dhe para pesë muajsh për kryebashkiakë të saj. Por ata që s’votuan për asnjërin prej koalicioneve, si dhe ata që votuan majtas, por janë të pakënaqur sot, presin tjetër gjë prej opozitës.

Nga një sondazh që zhvillova para disa javëve, rezultonte se rreth 250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dyvjetësh dhe rreth 500 mijë nuk votuan për asnjërin nga dy koalicionet. Pra, rezervuari i votave ku mund të kërkojë zgjerim opozita është i madh. Por që ato vota të shkojnë drejt opozitës, duhet që kjo e fundit t’u japë shpresë dhe jo t’u fusë frikë.

Shpresë votuesve të tillë mund t’u jepet nga opozita vetëm në qoftë se ajo e spastron veten nga ish-ministrat, ish-deputetët, e ish-drejtorët e majmur në luks, që një zot e di sesi e kanë krijuar atë. Më tej, shpresë votuesve të tillë mund t’u jepet nga opozita vetëm në qoftë se ajo e spastron veten nga huliganët që godasin me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave shtetërore.

Një protestë e udhëhequr nga politikanë të majmur të mercedesave të zinj dhe e shoqëruar me akte vandalizmi ndaj pronës publike nuk mund të tërheqë një votues të majtë, që vetëm dy vjet më parë ka votuar që ata të shkonin në shtëpi. E aq më pak një mosvotues, i cili para dy vjetësh s’pati shpresë tek asnjëra palë e politikës.

Dhe në qoftë se opozita nuk zgjerohet, i bie që të mbetet tek 680 mijë votat që mori në 2013-ën dhe në 2015-ën…

Next Post

Mediat turke: Avionët rusë sulmojnë vendbanimet e civilëve, vranë 15 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com