• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta me karmin e me bunda

by A R
19/02/2017 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

1.Në protestë dilet e veshur me xhinse, me bluza të gjëra e të shqyera dhe me mbishkrime rebeluese, me flokë të shprishura, të lidhura bisht-kali, ose gërshetë si Shota, e nuk dilet, si katundarja Grida Duma, në protestë me frizurë-figaro, me shtiklla, me bundë ngjyrë mjalti (që bjen në sy prej aeroplani), lidhur me kallan në bel shtërngueshëm si karatiste (për t’i theksur të pasmet e saj, që të mahniten me to fukarenjtë e protestës).

2.Protesta në Tiranë filloi me intonimin e himnit kombëtar, që ishte si kushtrim për luftë ndaj armikut të jashtëm, e jo protestë për probleme të brendshme. Nga lufta largohet veç ai që është ‘tradhtar’, prandaj protestës iu bashkangjit edhe kryeministri Edi Rama.

3.Kryeministrit shqiptar aq shumë nuk i ‘ha palla’ për ta, nuk ia ndin, nuk i përfill dhe nuk i bën hesap (sepse i njeh), sa e dha ‘live’ dhe e reklamoi protestën e opozitës direkt në faqen e tij në Facebook.

4.Askush nga ‘ne’ nuk e mori vesh se përse po protestojnë shqiptarët demokratë?

Sikur të ishte e qartë se pse po protestojnë dhe çfarë i ka shtyrë ata të durojnë kaq gjatë, së paku do ta dinim çfarë po ndodh!

6.Lulzim Basha në fjalën e tij hyrëse nja dhjetë herë e ngriti gishtin tregues përpjetë (jo dy gishtat siç lypset nga ai), si porosi e qartê se ‘Allahu është një’.

E Allahut (dihet), i mjafton gishti (pingul) i Lulzim Bashës, nuk ka nevojë Allahu që Lulzim Basha ta ketë edhe zërin e mjaftueshëm ta shpreh me fjalë ‘mesazhin’ me gisht.

Se, gishti flet vet!

6.Janë plakur shqiptarët.

Protestat s’janë më kreative, s’janë interesante, janë protesta solemne, monotone dhe të plakura.

Kemi nevojë për ‘diçka të re’. Diçka që na çon peshë.

Nëse për shembull protestojnë fermerët (se siç thashë ne në Kosovë nuk e morëm vesh pse po protestohet atje), kanë mundur ta ‘sulmojnë’ ndërtesën e Kryeministrisë dhe policinë me qumshtin e lopëve të mjelura drejtpërdrejt në vend të ngjarjes.

Paramendo qumshtin duke dal nga sisa e lopës e duke përfunduar në fytyrën e policit direkt.

Vjedhni ide. Lajeni flamurin me sapun, për shembull…

Zhveshini pantallonat dhe fustanet, kthejini prapanicat cullak në drejtim të Kryeministrisë, si shenjë proteste ndaj përgjimeve, shembull, varësisht për çka po protestoni!

7.Të plakur, të pasur, veç dhjam e mbipeshë siç janë, pas Sali Berishës, gju m’gju me popullin u ulë edhe Fatmir Mediu, i cili në protestë merrte pjesë i veshur me ‘kat tesha’ dhe kravatë. Plus, kurrë pa pushuar përtypte çamçakëz.

Tamam si ‘mangup’ i vuajtur nga ushqimi i tepërt!

Ja, kush proteston sot në Tiranë. Dhe, kush i mashtron fukarenjtë e shkretë!

8.Lulzim Basha ka vendosur t’u prijë protestuesve, siç tha pesë herë ‘kam marrë vendim’, do të thotë të ‘sakrifikohet’ dhe flijohet për ta, dhe sakrifica përfshin edhe qëndrimin në tendë.

Deri nesër, pasnesër Bashës i dalin thinjat, po ta garantoj, prandaj s’ka si nuk pauzon nga protesta, të largohet nga tenda (për tri-katër orë), derisa të shkojë te floktari që t’i lyej rrënjët e flokëve.

9.Sali Berisha është i fascinuar me Lulzim Bashën, për të cilin e sakrifikoi Partinë Demokratike.

E mori n’qafë. Siç të merr në qafë çdo dashuri e madhe.

Nuk heq dorë nga ai, anipse e sheh, siç e shohim të gjithë ne, se Lulzim

Basha nuk është i lindur të prijë.

E që plakut i ka hije vetëm të jetë i urtë, e jo të bëjë si revolucionar, kjo s’do koment.

Plak dhe revolucionar, ku ka më karikaturë!

P.S. Edhe ne të Kosovës jemi plakur. S’qemë të zottët ta largojmë nga pushteti një plak.

Sikur të ishim të rinj s’do të na manipulonin pleqtë!

Next Post
Hungarezët fitojnë çmimin kryesor në Berlinale

Hungarezët fitojnë çmimin kryesor në Berlinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In